LAJMI I FUNDIT:

Talibanët ua ndalojnë femrave përdorimin e palestrave të fitnesit dhe hyrjen në parqe

Talibanët ua ndalojnë femrave përdorimin e palestrave të fitnesit dhe hyrjen në parqe

Talibanët ua kanë ndalur femrave përdorimin e palestrave të fitnesit dhe shkuarjet në parqe.

Ky është kufizimi më i fundit që po i bëhet femrave në Afganistan, pasi këtë vend e morën nën kontroll talibanët, transmeton Telegrafi.


Edhe pse në fillim tentonin të bindnin botën se regjimi i tyre nuk nënkupton domosdoshmërisht kufizimin e të drejtave të grave, ata pas ardhjes në pushtet ua ndaluan vajzave ndjekjen e mësimit në shkolla fillore dhe ato të mesme, si dhe ua pamundësuan të punësohen dhe obliguan të bartin mbulesa kur janë në rrugë.

Zëdhënësi i ministrisë së Virtyteve, ka thënë se ndalesa po bëhet pasi që njerëzit po injoronin urdhrat e ndarjes gjinorë, dhe gratë femrat nuk mbanin mbulesë kur ishin në palestër. Atyre gjithashtu u është ndaluar hyrja nëpër parqe.

Mohammed Akef Mohajer, zëdhënës i ministrisë së lartcekur, ka thënë se autoritetet në 15 muajt e fundit “kanë dhënë gjithçka nga vetja”, për të shmangur këtë ndalesë për femrat në parqe dhe palestra fitnesi.

Ata më herët kishin lejuar femrat që të shkojnë në palestër, por në ditë të caktuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori