LAJMI I FUNDIT:

Ndotja e ajrit në Kosovë, eksperti Shala: Këtë vit mund të jetë më e theksuar për shkak të krizës energjetike

Ndotja e ajrit në Kosovë, eksperti Shala: Këtë vit mund të jetë më e theksuar për shkak të krizës energjetike

Kur fillojnë të bien temperaturat dhe nis sezoni i dimrit, fillon të vërehet edhe ndotja e ajrit në Kosovë. 

Specialisti i cilësisë së ajrit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), Shkumbin Shala në një prononcim për Telegrafin tha se tani kemi hyrë në periudhën kritike sa i përket ndotjes së ajrit në Kosovë.


“Tani ne kemi hyrë në këtë periudhën kritike sa i përket cilësisë së ajrit. Është një faktor shumë i rëndësishëm që duhet potencuar se nëse e krahasojmë cilësinë e ajrit këtë vit dhe atë të vitit të kaluar është gjendja më e mirë. Pra, tetori i sivjetmë dhe ai i vitit të kaluar ka dallim në këtë aspekt, për 50 përqind është më mirë situata këtë vit. Gjithmonë duke iu falënderua kushteve të favorshme meteorologjike. Kemi pasur temperatura bukur të larta nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtët të vitit të kaluar. Dy ditët e fundit kemi pasur ajër më të ndotur për shkak të mjegullës e cila ka mbizotëruar, mirëpo edhe të faktorëve të tjerë ndotës”, tha për Telegrafin Shala.

Shkumbin Shala – Specialisti i cilësisë së ajrit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK)

Në anën tjetër, ai tha se këtë vit mundësia për të pasur ajrin më të ndotur se viteve të kaluara është më e madhe. Kjo pas shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe njerëzit do të përdorin lëndët e tjera djegëse për tu ngrohur.

“Ne jemi duke e përcjellë me kujdes të shtuar këtë vit gjendjen me cilësinë e ajrit sepse për shkak të shtrenjtimit të energjisë, qytetarët do të ngrohen me lëndë djegëse dhe jo me rrymë gjë që e shton ndotjen e ajrit”, theksoi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori