Në Luginën e Preshevës më 13 nëntor do të mbahen zgjedhjet për Këshillin Nacional Shqiptar. Këto zgjedhje do të zhvillohen në 49 njësi zgjedhore në të cilat janë regjistruar mbi 40 mijë votues. Partitë tashmë kanë nisur fushatat e tyre.
Në këto zgjedhje marrin pjesë të gjitha partitë politike që i tubojnë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Aktualisht nuk ka ndonjë koalicion parazgjedhor, ndërsa pesë listat zgjedhore tashmë kanë nominuar edhe kandidatë për kryetar të KNSh-së.
Të pyetur se pse qytetarët duhet t`i votojnë ata për kryetar të KNSh- së, ata janë shprehur:
“Për shkak të një programi shumë më të kompletuar, të fushave që janë kompetente rreth Këshillit Nacional, po në kontest të veçantë nostrifikimin e diplomave dhe ndalimin e një veprimi shumë të dëmshëm pasivizimin e adresave në këtë rajon”, ka thënë për RTK-në Agim Haliti nga Lista e PD –së.
“Për katër vite Këshilli Kombëtarë Shqiptarë ka arritur t`i përmbush të gjitha zotimet të cilat ishin bërë. Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që Këshilli Kombëtarë edhe më tej të vazhdojë, të vazhdojmë bashkë”, ka thënë Ragmi Mustafa nga Lista e PVD-së.
“Sepse unë garantoj unifikimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, gjë e cila ka munguar nga udhëheqjet e kaluara në Këshillin Kombëtarë Shqiptarë”, ka thënë Levent Qazimi nga Lista e APN-së
“ Atëherë Këshilli Kombëtarë Shqiptarë është institucioni më i lartë i shqiptarëve në nivel të republikës së Serbisë dhe duke pas parasysh se sa i rëndësishëm është për ne, jemi angazhuar me të gjithë potencialin tonë edhe njerëzorë edhe intelektual, që të japim kontributin tonë”, ka thënë Nevzad Lutfiu nga Lista e LPD-së.
“Qytetarët e Luginës së Preshevës duhet ta votojnë listën e Partisë Demokratike Shqiptare, pasi që është e vetmja që ka mbrojtur kauzën kombëtare duke u bazuar në referendum dhe në luftën çlirimtare e ka moton për bashkim”, ka thënë Enver Mehmeti nga Lista e PDSH-së.
Këshilli Nacional Shqiptar, sipas legjislaturës serbe është institucion përfaqësues i pakicës shqiptare që jeton në Serbi. Ai ka kompetenca në katër sfera të cilat janë bazë e ruajtjes së identitetit dhe traditës kombëtare, siç është arsimi, kultura, informimi si dhe përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje