LAJMI I FUNDIT:

Connecticut: 30 vjeçari shqiptar zgjidhet në Asamblenë e Shtetit

Connecticut: 30 vjeçari shqiptar zgjidhet në Asamblenë e Shtetit

Amerikanët votuan pa probleme madhore të martën në zgjedhjet e mesmandatit.

Komuniteti shqiptaro-amerikan ka se me çfarë të krenohet pas ditës së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara.

Joe (Xhoi) Hoxha është pjesëtari i komunitetit i zgjedhur për të përfaqësuar distriktin e Shtëpisë së 78-të të Konektikatit, që mbulon qytetet Plymouth dhe Bristol, në Asamblenë e Përgjithshme të Konektikatit.


Joe Hoxha ka lindur në Tiranë, Shqipëri dhe ishte 3 vjeç kur familja e tij emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku u vendos në Bristol, Connecticut ku Joe jeton aktualisht.

Ai  studioi në Universitetin e Connecticut ku u diplomua me një diplomë bachelor të dyfishtë në Shkenca Politike dhe Sociologji.

Politika ka qenë gjithmonë një interes i tij, dhe Joe ka punuar në fushata politike në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë Teksas, Virxhinia, Nju Hampshire, Misuri dhe në Konektikat, duke u rritur nga një drejtor në terren në menaxher fushate.

Ai punon në industrinë e shërbimeve financiare, aktualisht i punësuar në një bankë të komunitetit lokal.

Joe fitoi zgjedhjet paraprake republikane në gusht 2022, duke kapur 75% të votave dhe siguroi nominimin republikan për zgjedhjet e përgjithshme, ku kandidoi pa kundërshtar.

Me Joe që do t’i bashkohet Asamblesë së Përgjithshme të Konektikatit vitin e ardhshëm në moshën 30 vjeç, ai i bashkohet numrit të vogël të shqiptaro-amerikanëve që janë zgjedhur për të shërbyer në një asamble shtetërore dhe me gjasë shqiptaro-amerikani i parë që e bën këtë në Konektikat, raporton Illyria.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori