LAJMI I FUNDIT:

CNN rendit Kosovën në 21 vendet evropiane që ia vlen të vizitohet

CNN rendit Kosovën në 21 vendet evropiane që ia vlen të vizitohet

CNN i ka kushtuar një artikull 21 vendeve që mund të vizitohen në Evropë, ndonëse nuk rekomandohen shpesh. Në këtë listë CNN ka renditur dhe Kosovën.

Evropa është plot me vende të mrekullueshme, të nënvlerësuara.


Pavarësisht nëse dëshironi të vizitoni qytete historike, të lëna larg vëmendjes, ose vargmalet e egra ku shkelin pak turistë, e nis shkrimin CNN duke rekomanduar 21 destinacionet evropiane të nënvlerësuara që me siguri do t’ju bëjnë të ndiheni mirë po t’i vizitoni.

“Ballkani ka kaq shumë vende për të rekomanduar, nga ishujt e egër përgjatë bregdetit dalmat deri tek vargmalet e tij malore për udhëtime sfiduese. Dhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është jashtëzakonisht i nënvlerësuar. Prishtina ka një kulturë të lulëzuar të kafeneve, ndërsa, pishina e madhe në parkun e Gërmisë është një vend shumë i mirë përgjatë verës”, thuhet në shkrimin e CNN për Prishtinën.

Në mesin e vendeve që rekomandohen nga CNN është edhe Pula në Kroacia, Bansko në Bullgari, Malet Apuseni në Rumani dhe vende të tjera nga Greqia, Italia, Spanja dhe Danimarka.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori