LAJMI I FUNDIT:

Demokratët fitojnë ulëse për Senat në Pensilvani

Demokratët fitojnë ulëse për Senat në Pensilvani

Demokratët kanë fituar një vend potencialisht vendimtar në Senat në Pesilvani, ku John Fetterman mundi mbështetësin e Donald Trumpit, Dr. Mehmet Oz, raporton Fox Neës dhe NBC.

Burri trupmadh që pësoi një goditje në tru në maj, John Fetterman, konkurroi për një vend në Senat kundër mjekut që konsiderohet si super yll televiziv Mehmet Oz, transmeton Telegrafi.


“Kemi vënë bast për banorët e Pensilvanisë – dhe nuk na keni zhgënjyer. As unë nuk do t’ju zhgënjej ju”, tha demokrati Fetterman menjëherë pasi shpalli fitoren e tij – duke falënderuar votuesit.

Shtëpia e Bardhë, ka njoftuar se presidenti Joe Biden i ka dërguar një mesazh duke uruar Fettermanin për fitoren.

“Jam krenar që vrapuam për ta mbrojtur të drejtën e gratë për të zgjedhur”, tha ai, duke aluduar për të drejtat e abortit që ishin në qendër të fushatës në shtetin lindor, një nga disa që ata e quajnë “swing” sepse ndonjëherë votojnë për demokratët e nganjëherë për republikanët.

Epërsia e John Fetterman u shkri javëve të fundit dhe përfundimisht u bë shumë e ngushtë, për të përcaktuar një favorit elektoral.

Fushata e tij u prish nga një goditje që vuri në pikëpyetje aftësinë e tij për të shërbyer si senator, në veçanti pas një interviste në të cilën ai përdori pajisjet për të dëgjuar pyetjet për shkak të problemeve me dëgjim.

Ai vend në senat u mbajt nga një Republikan për një kohë të gjatë dhe është vendimtar për kontrollin e Dhomës së Lartë të Kongresit, dhe rrjedhimisht për dy vitet e mbetura të mandatit të Joe Biden. /Telegrafi/