John Henry e ka nxjerrë Liverpoolin në shitje dhe do të kërkojë mbi pesë miliardë euro për klubin.
Fenway Sports Group (FSG) ka angazhuar kompanitë Goldman Sachs dhe Morgan Stanley për të kryer shitjen e klubit pasi e bleu atë për 400 milionë euro në vitin 2010.
Perspektiva e një fitimi masiv, kolapsi i projektit të Superligës Evropiane – në të cilin Henry ishte një shtytës kryesor – dhe ndjenja se do të bëhet gjithnjë e më e vështirë të konkurrosh financiarisht me klubet e mbështetura nga shteti, kanë bindur pronarët e Liverpoolit se është koha për të arkëtuar para nga shitja e klubit anglez.
Përfaqësuesit e FSG kanë refuzuar të konfirmojnë se i gjithë klubi është tani në shitje, por një deklaratë thoshte: “FSG ka marrë shpesh interesim nga palë të treta që kërkojnë të bëhen aksionarë në Liverpool. FSG ka thënë më parë se në kushtet e duhura ne do të konsideronim aksionarë të rinj nëse do të ishte në interesin më të mirë të Liverpoolit”.
Duket se koka e Henrit është kthyer nga pesë miliardë euro që bashkatdhetari i tij Todd Boehly i dha për Chelsean dhe ka pasur një dyshim në rritje se FSG kanë pranuar se nuk mund të konkurrojnë me sheikh Mansour dhe, në vijim, pronarët sauditë të Newcastles.
Pavarësisht çmimit të madh të kërkuar për gjashtë herë kampionët evropianë, pritet të ketë konkurrencë të ashpër për të përfunduar një blerje. Një ofertues i hershëm mund të jetë RedBird Capital Partners, kompania e kryesuar nga Gerry Cardinale, i cili bleu 11 për qind të aksioneve në FSG për 600 milionë euro vitin e kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Toni Kroos njofton ma anë të një deklarate emocionuese vendimin tronditës për t’u pensionuar nga futbolli
Laura Fazliu mposhtet në çerekfinale të Botërorit, të bronztën e kërkon me anë të repesazhit
Liverpooli kërkon transferimin e ‘Modricit të ardhshëm’ si nënshkrimi i parë i Arne Slot
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251