LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë shqiptar në krye te Prokurorisë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit në RMV, Islam Abazi mori shumicën e votave

Për herë të parë shqiptar në krye te Prokurorisë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit në RMV, Islam Abazi mori shumicën e votave
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Islam Abazi, kryetar i Prokurorisë së Lartë të Gostivarit, ka fituar zgjedhjet për kryetar të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ai mori 66 vota nga gjithsej 160 prokurorë që mund të votonin. Në vendin e dytë përfundoi prokurori i Shkupit, Ermon Neziri, me 64 vota ose dy vota më pak. Ka përfunduar numërimi dhe pritet të prezantohen zyrtarisht rezultatet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për dallim nga Neziri dhe Abazi, prokurorja Desa Paunovska nga Prokuroria e Lartë e Gostivarit ka një numër njëshifror të votave, ndërsa Vilma Ruskovska, e cila deri më tani ishte në krye të prokurorisë dhe kërkonte mandat të ri, mori mbi dhjetë vota.


Prokurori i Gostivarit, Islam Abazi është i panjohur për publikun, aq sa mediat nuk kanë mundur të gjejnë as foto të fytyrës së tij.

Rreth 160 prokurorë nga i gjithë vendi votuan sot për herë të parë për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori