Rreth 15 për qind e nxënësve në Prishtinë kanë raportuar se së paku disa nga mësimdhënësit përdorin dhunë fizike ndaj nxënësve të tyre, ndërsa rreth 35 për qind e nxënësve raportuan se të paktën disa nga mësimdhënësit ngacmojnë nxënësit seksualisht.
Kurse, mbi 50 për qind raportuan se të paktën disa mësimdhënës i ngacmojnë nxënësit.
Përveç kësaj, rreth 85 për qind e nxënësve thonë se nuk ka psikolog të punësuar në shkollë dhe rreth 40 për qind e tyre thonë se nuk kanë bibliotekë në shkollë.
Kështu u tha në raportin e publikuar “Cilësia në arsim në komunën e Prishtinës”, perceptimi i nxënësve të shkollimit të mesëm të lartë mbi përmbajtjen, procesin dhe mjedisin mësimor”.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati tha se është shumë e rëndësishme bashkëpunimi me Këshillin e Nxënësve, pasi si politikbërës i duhet një lloj bashkëpunimi, i cili do te prodhojë rezultate më të mira në arsim.
Musmurati tha se për herë të parë është rritur buxheti për investime në infrastrukturë, në të cilin përfshihet rinovimi i të gjitha shkollave në këtë komunë.
“Do të punojmë bashkë me Këshillin e Nxënësve dhe Këshillin e Prindërve që edhe termat e referencës dhe detyrat e punës të psikologëve t’i rividojmë në mënyrë që edhe ato të jenë më të kohës dhe të kemi një mundësi që bashkë me ta të zhvillojmë module të reja të cilat e kanë nxënësin në qendër. Po ashtu, për herë të parë në Komunën e Prishtinës e kemi rrit buxhetin për investime për infrastrukturë në 1.6 milionë për vitin e ardhshëm, ku do të rinovojmë komplet shkolla, qoftë fillore apo të mesme, për shkak se infrastruktura në shkolla mungon… Synojmë që ta rrisim transparencën dhe këtë e kemi bërë përmes angazhimit të ambasadës britanike në procesin e rekrutimit të drejtoreve dhe të zv.drejtorëve, pasi këta janë dy akter kyç të cilët duhet të jenë të zgjedhur në bazë meritore, andaj edhe e kemi ftuar ambasadën britanike që të na ndihmojë rreth procesit të rekrutimit… Po punojmë në digjitalizim, për vitin e ardhshëm edhe në digjitalizim i kemi të ndara gjysmë milionë euro për të filluar procesin e digjitalizimit, qoftë në mësimdhënie por edhe të menaxhimit të shkollës”, tha Musmurati.
Musmurati shtoi se gjatë këtij mandati do të fuqizojnë rolin e këshillit të nxënësve dhe rolin e këshillit të prindërve.
Përfaqësuesja e Këshillit të Prindërve për Komunën e Prishtinës, Diana Metushi-Krasniqi, ka treguar disa shqetësime të prindërve, derisa tha se shqetësimi më i madh që kanë prindërit, është siguria në shkolla.
“Ndër sfidat dhe shqetësimet kryesore të prindërve që vinë në këshillin e prindërve kanë të bëjnë me sigurinë e fëmijëve të tyre kur janë në objektet e shkollës, respektivisht problemet që kanë të bëjnë me sfidat psiko fizike, bullizmin. Fatkeqësisht jetojmë në një rreth ku lufta për dominancë nganjëherë nuk shpërfaqet apo nuk luftohet si një luftë e drejtë, gjithmonë duke u munduar me ngrit vetën në ulje të tjetrit dhe jo në bashkëpunim. Pastaj është edhe dhuna fizike, ku jo vetëm të shkollat e nivelit të mesëm të lartë por e kemi shqetësim edhe nga prindërit e shkollave të mesme të ultë të ekspozimit të mundshëm ndaj përdorimit të narkotikeve, përfshirjes në shoqëri me sjellje devijante, dhe nëse fëmijët tanë nuk e kanë sigurinë, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, tha Krasniqi.
Përfaqësuesi nga Këshilli i Nxënësve, Denis Krasniqi renditi disa nga problemet që hasen në sistemin arsimor. Sipas tij, mbetet shqetësuese mosrespektimi i udhëzimeve administrative dhe ngacmimet seksuale në shkolla.
“Problemi kryesor që e kemi në shkolla është mos respektimi i udhëzimeve administrative, jo pse nuk kemi edhe aty vend për kritika, pse nuk ka vend për përmirësime, mirëpo është shumë problematike mënyra se si nuk respektohen udhëzimet administrative për çështje të caktuar… Pikë tjetër e shoh ngacmimin seksual, pra nuk dallon asgjë për qindja në nivel vendi me për qindjen në nivel të Prishtinës sa i përket ngacmuesve seksual, të paktën mbi perspektiven e nxënësve se sa përqind të mësimdhënësve që ne njohim janë ngacmues seksual…37:20 Shqetësuese është edhe notimi i nxënësve, 71 për qind e nxënësve të cilët janë pyetur kanë thënë se notohen veç prej një burimi”, tha Krasniqi.
Paneli i diskutimit “Cilësia në Arsim”, u organizua nga Organizata Qendra për Arsim e Kosovës-KEC dhe Këshilli i Nxënësve të Kosovës-KYC.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A