LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk shtyen planin e verifikimit në Twitter me ‘blue check’ prej 8 dollarësh deri pas zgjedhjeve afatmesme

Elon Musk shtyen planin e verifikimit në Twitter me ‘blue check’ prej 8 dollarësh deri pas zgjedhjeve afatmesme

Twitter do ta shtyej lëshimin e verifikimeve të llogarisë për planin e tij të abonimit me pagesë në Twitter Blue deri pas zgjedhjeve afatmesme, konfirmoi për CNN një burim në dijeni për vendimin.

Vendimi për të shtyrë funksionin e ri vjen një ditë pasi platforma lansoi një version të përditësuar të aplikacionit të saj iOS që premton të lejojë përdoruesit që paguajnë një tarifë abonimi mujor të marrin një shenjë blu në profilet e tyre.

Kjo është një veçori, e cila është propozuar nga drejtori ekzekutiv Elon Musk, si një mënyrë për të luftuar spam-in në platformë, transmeton Telegrafi.


Përditësimi i fundit i aplikacionit u përshkrua në detaje në App Store të Apple, duke deklaruar se përdoruesit tani do të duhet të paguajnë 8 euro (7,99 dollarë) në muaj për veçorinë e verifikimit të Twitter Blue të kompanisë, “ashtu si të famshmit, kompanitë dhe politikanët që tashmë ndiqni”.

Shenja e kontrollit është përdorur prej kohësh për të konfirmuar vërtetësinë e zyrtarëve qeveritarë, figurave të shquara dhe gazetarëve.

Testimi i shërbimit nga CNN të shtunën pasdite sugjeroi se lansimi i kësaj veçorie nuk ishte ende i plotë përpara vendimit të së dielës.

Një llogari e re në Twitter e krijuar nga CNN që zgjodhi veçorinë me pagesë nuk shfaqi shenjën në profilin e saj publik. Twitter gjithashtu dukej se ende po ngarkonte një çmim të vjetër prej 5 eurove (4,99 dollarëve).

Vendimi për të shtyer shpërndarjen vjen pasi i gjithë vendimi për të tarifuar përdoruesit për verifikim është përballur me reagime të gjera publike.

Në një “shfaqje” sfide, disa të famshëm në platformë gjatë fundjavës pozuan si Musk dhe zbuluan një defekt të mundshëm në sistemin “Blue Check”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Samsung do të lejojë përdorimin e telefonave Galaxy si çelësa inteligjentë

Samsung do të lejojë përdorimin e telefonave Galaxy si çelësa inteligjentë

Teknologji
Ky truk i Google Maps do ta bëjë jetën tuaj më të lehtë

Ky truk i Google Maps do ta bëjë jetën tuaj më të lehtë

Teknologji
Nëse telefoni juaj po karikohet ngadalë, zgjidheni problemin me këto ‘truke’ të thjeshta

Nëse telefoni juaj po karikohet ngadalë, zgjidheni problemin me këto ‘truke’ të thjeshta

Teknologji
Sa kushton prodhimi i modelit më të fuqishëm të iPhone 16?

Sa kushton prodhimi i modelit më të fuqishëm të iPhone 16?

Teknologji
Pajisjet shtëpiake që nuk kanë të ngjashme: Pse dhe ju duhet të përqafoni filozofinë e Bespoke

Pajisjet shtëpiake që nuk kanë të ngjashme: Pse dhe ju duhet të përqafoni filozofinë e Bespoke

Samsung
WhatsApp teston një veçori të re të privatësisë për të menaxhuar opsionin e sinkronizimit të kontakteve

WhatsApp teston një veçori të re të privatësisë për të menaxhuar opsionin e sinkronizimit të kontakteve

Teknologji
Kalo në kategori