Ish-kryeministri shqiptar i kohës së luftës në Kosovë, Pandeli Majko ka bërë një analizë për situatën e fundit të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë për veriun e Kosovës.
Majko thotë se aksioni i braktisjes së institucioneve nga serbët në Kosovë është një aksion i organizuar nga Beogradi zyrtar.
“Konflikti shqiptaro – serb ka cilësinë e pandryshueshme në të cilën serbët sillen si viktima dhe shqiptarët, në fund, numërojnë jetët e humbura nga radhët e tyre”, thotë Majko.
Deputeti i PS-së thotë se sjellja e politikës serbe në Ballkan që nga krijimi i shtetit të saj, ka qenë dhe është e mbështetur tek dhuna.
“Kjo që po ndodh aktualisht në Kosovë është rezultat i kthimit të statusit të “të fortit” në kulturën politike. Sjellja e papërgjegjshme e politikanëve serb në Kosovë e cila justifikohet me “krizën e targave” të makinës është ironi për tu marrë seriozisht. Në këtë moment, vlen të verifikohet fakti në se kombi që nisi një Luftë e Parë Botërore në Sarajevë, po tenton ta përsërisë sërish atë”.
Majko thotë se politika serbe po rrezikon rajonin me një konflikt të përsëritur ndërkombëtar, duke mos pranuar realitetin e krijuar pas luftërave në ish-Jugosllavi.
“Ajo që mund të fillojë në Mitrovicë duket, në pamje të parë, si një skandal “të fortish” të cilët duan ti vënë flakën një realiteti të cilin refuzojnë që ta pranojnë. Me “të fortët” sjellja diplomatike nuk funksionon. Ajo thjesht ju jep justifikim se në ndeshjen e dëshiruar prej tyre, ata janë fituesit e saj. Dhe çfarë është më e keqja, ajo që vjen më pas do të jetë kërkesa për më shumë se sa ajo që u ofrohet”.
“Serbia po tenton shkatërrimin e statuskuosë në rajon. Kjo do të ketë, në kushte ekstreme, pasoja me një gjakderdhje pa rregulla e cila do të shpërndahet si sëmundje në rajon. Shqiptarët nuk kërkojnë më shumë se çfarë kanë aktualisht. Tregimi i tyre si “kokëforte” veç bën një barazim të padobishëm midis qëllimit shqiptar për paqen dhe atij serb për mospranimin e statusit që paqja u ka krijuar në rajonin e Ballkanit”.
“Moska është në pritje të konflikteve të cilat do ta ndihmojnë në situatën që e krijoji vetë me Luftën pushtuese në Ukrainë. Strategjia e saj nuk funksionon vetëm në kontratat shtetërore me Serbinë. Mobilizimi i kriminelëve nga burgjet i cili turpëron historinë e ushtrisë ruse tregon se gangsterët po kthehen në një kulturë veprimi praktik. Është mbivlerësues fakti që Beogradi ka mundësi ta kontrollojë një konflikt shqiptaro-serb. E kundërta është e vërtetë. Ky konflikt do ti ketë vetëm jetët e humbura si statistikë”, ka shkruar tutje Majko.
Ish-kryeministri i Shqipërisë thotë se kjo që po ndodh në Kosovë kërkon mjaft gjakftohtësi dhe sa më pak “deklarime trimash”.
“Jemi në prag të një kaosi pa fitimtarë. Ai mund të fillojë për shkak të rrethanave dhe perceptimit që palët kanë mbi mundësitë e veta. Sikur kjo që po ndodh në Kosovë të ishte një histori “gjelash” midis shqiptarëve dhe serbëve, ajo do të ishte e thjeshtë. Por, ja që nuk është kështu”.
“Strategjia e palës së padukshme në këtë situatë mund të zhysi rajonin në një Luftë, e cila pas një muaji do ta ketë të vështirë kujtesën se për çfarë arsye ajo filloi. Gangsterët, si rregull, duan luftëra të pjesshme me fitime të garantuara. “Mungesa e fitimit” prej saj nesër, është mundësia e diplomacisë sot. Çdo tentativë për trajtim të njëjtë të palëve sipas parimeve teorike të trajtimit të barabartë nxit kulturën e gangsterit në Ballkan”.
Majko thotë se nëse fillon konflikti, Prishtina dhe Beogradi duhet të bëhen gati për ushtarë të huaj që vriten me njëri-tjetrin për qëllime që nuk kanë të bëjnë vetëm me ta.
“Ky skenar është mirë që të mendohet dhe të mendohet mire”, thotë Majko i cili shprehet se ushtarët e huaj nuk do marrin urdhra nga politikanët serb apo shqiptarë.
“Nëse fillon kaosi ata do të jenë “jashtë kohe”. Paqen do e vendosin ushtarakët. Ashtu si në vitin 1999”, deklaroi tutje Majko./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Transportuesit privat sërish në rrugët e Shkupit, por jo me kapacitet të plotë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person për posedim të armëve
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A