Kameliet njihen si “trëndafila dimri”: Kujdesuni për këto gjëra dhe do të lulëzojnë deri në ngricën e parë
Këto bimë me gjelbërim të përhershëm vijnë në shumë forma dhe madhësi dhe prodhojnë disa nga lulet më të bukura që ofron stina e ftohtë
Pa marrë parasysh që planifikoni të rritni kamelia apo tashmë i keni në kopshtin tuaj, janë të nevojshëm disa hapa të rëndësishëm për t’u dukur dhe për të lulëzuar sa më mirë.
Nëse rriten mirë aty ku janë të mbjella, kanë nevojë vetëm për pak kujdes dy herë, mbase edhe tri herë në vit, transmeton Telegrafi.
Melisa Strauss, eksperte e kopshtarisë, ka ndarë këshillat e saj më të mira të cilat do të duhej t’i aplikonim gjatë sezonit të lulëzimit.
Pa plehërim. Kameliet duhet plehëruar vetëm dy-tri herë në vit. Herën e parë duhet plehëruar në pranverë, për të nxitur sytha të rinj. Pastaj sërish në fillim të verës për të mbështetur rritjen e re.
Një plehërim i tretë mund të ndodhë në fund të verës ose në fillim të vjeshtës, por kopshtarët duhet të përpiqen ta shmangin atë nëse nuk duket sikur bima ka nevojë për një nxitje.
Plehërimi në vjeshtë duhet të jetë i kufizuar sepse shkakton rritje të re që është më e butë dhe më e ndjeshme ndaj ngricave.
Melissa shpjegoi:
– Kameliet do të lulëzojnë pa fekonduar. Plehërimi në kohën e duhur është i dobishëm për shumimin e luleve të tyre, por moti i keq mund të çojë në dëmtime të reja të rritjes.
Kujdesuni për kohën e krasitjes
Ashtu si shumica e bimëve me lule, kamelia përfiton nga krasitja. Kjo i ndihmon ato të drejtojnë lëndët ushqyese te lulet që ende nuk kanë lulëzuar duke krasitur lulet e harxhuara. Shumë varietete të kamelies formojnë më shumë se një syth për degë.
Ekspertja e kopshtarisë tha:
– Mos e anashkaloni krasitjen pasi kjo largon lulet e dëmtuara, kështu që sythat përreth marrin më shumë ekspozim dhe lëndë ushqyese dhe ka më shumë gjasa të lulëzojnë. “Në vend që të krasitni lulet me një mjet, kjo bëhet më së miri me butësi dhe me dorë.”
Melisa shtoi se për kameliet që prisni të lulëzojnë vitin e ardhshëm, koha më e mirë për t’i krasitur është menjëherë pasi të kenë përfunduar lulëzimin.
– Kjo do të lejojë kohën maksimale për zhvillimin e sythave. Në vjeshtë, krasitni ato sytha.
Siguroni ujë të mjaftueshëm
Kameliet nuk kanë nevojë për shumë ujë, por kur janë mbjellë rishtazi duhet ujitur një ose dy herë në javë, në varësi të reshjeve dhe periudhës së vitit.
Në vjeshtë, bimën e sapombjellë duhet ta ujisni një ose dy herë në javë. Nëse e mbillni në pranverë, një herë në javë është një alternativë më e mirë.
Kameliet e rritura kanë nevojë për shumë pak ujitje shtesë, përveç në kohë me reshje shumë të pakta.
Kur lulëzojnë, bimët e pjekura kanë nevojë për rreth një centimetër ujë në javë. Nëse nuk ka reshje shiu, ujitini mirë një herë në javë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Kuptimi i numrit dhe i ngjyrës së trëndafilit
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje