Qindra banorë të fshatit Buzallkovë të Velesit vazhdojnë të ndjejnë pasojat e mungesës së ujësjellësit në fshat të premtuar prej vitesh. Për të mos mbetur pa pikë uji banorët janë detyruar të hapin puse në oborret e shtëpive pavarësisht gjendjes së vështirë ekonomike. Kryefamiljari i familjes Demiri tregoi për vështirësisë dhe shpenzimet që për çdo ditë bëjnë për të siguruar ujë.
“Tashmë 20 vjet nuk tregohen defektet që kemi pas. Vëllai hapi pus tjetër 80 metër, 5 mijë euro. U tha pusi që ishte 22 metër, çka të them, shumë keq. Sa metër është ky bunar? Është 29 metër ose 30 metër. A ka mjaftueshëm ujë? Ka, te unë nuk është ndal, po këtë vit është pak më krizë, është më thatë, puna e Zotit. Paisjet që I keni brenda I keni lidh me hidroforin? Po, të gjitha I kemi me hidroforin. Për çdo ditë zë gëlqere, për çdo ditë I pastrojmë makinat, çdo ditë prishen, sigurisht, uji nuk bën”, tha Shemun Demirshi, banor i fshatit Buzallkovë.
Banorët tjerë që takuam në rrugë shprehen të revoltuar me Institucionet përgjegjëse që nuk mbajtën premtimin e tyre për ndërtimin e ujësjellësit në fshat.
“Problemi është prej moti edhe sot e kësaj dite janë tu na gënjye, veç me na mashtrua kot. Nuk keni ujësjellës? Asnjëherë skemi pas. Si gjendeni? Kush si mundet, dikush me pus (bunar) dikush mbush me cisternë, Të gjithë kanë premtua e asnjëri s’ka bë asgjë, të gjithë premtime e në fund asgjë”, u shpreh një banor i fshatit Buzallkovë.
“Axhë, sa keni harxhua me hap një pus ose si e keni rregullua punën e ujit në shtëpi? E kemi rregullua me zor me nxjerr një pikë ujë. Tash I kanë sjell gypat deri atje dhe e kanë ndërpre punën. Ujë nuk kemi aspak, I gjithë fshati përballet me vështirësi. Me vështirësi kemi kalua. Ju keni pus në shtëpi? Po, kemi pus, kur ka rrymë ka ujë, kur s’ka rrymë s’ka ujë. Sa kushton me çel një bunar? 5 mijë euro”, deklaroi një banor tjetër.
Mungesa e ujësjellësit në fshat ka shkaktuar probleme edhe në shkollën e fshatit ku nxënësit detyrohen të blejnë ujë për pije. Nga Komuna e Velesit thanë për Alsat se ndërtimi I ujësjellësit financohet nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe ka nisur prej dy vitesh por I njëjti është ndërprerë për shkak të ndryshimeve në planin për ujësjellësin./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Andonovski: Me ligj do t’i ndalojmë lojërat online të fatit
Altin Krasniqi takon familjarët e dëshmorëve dhe mbështetësit në Kaçanik: Mbështetja juaj, motiv i madh për të vazhduar përpara
Java e dytë e gjysmëvjetorit shkollor solli pikun e të prekurve nga gripi
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Floretë Zejnullahu vazhdon takimet me qytetarët, merr mbështetje për Bedri Hamzën si kryeministër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze