Largimi i përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës nuk lidhet me vendimin e kësaj të fundit me targat vlerëson drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha.
Sipas tij, e gjithë situata është krijuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi, i cili “po ndërton narracion dramatik publik brenda Serbisë për të krijuar mjedis politik që do t’i lejon të lëviz drejt marrëveshjes franko-gjermane”.
Në një postim në Facebook, Shasha ka thënë se Vuçiqi në Kosovë sillet sikur presidenti rus, Vladimir Putin në Ukrainë.
“Krijimi i gjithë kësaj drame është shenjë e dobësisë. Kur pa që po dështon pushtimi i Ukrainës, Rusia bojke thirrje përfaqësuesve të institucioneve Ukrainase të largohen nga institucionet e tyre. Sot Vuçiqi në Kosovë sillet sikur Putini në Ukrainë. Por sikur Putini, Vuçiqi është duke e realizuar këtë strategji shumë dobët”, ka shkruar ai.
“Lista Srpska nuk është tërheq nga institucionet e Kosovës kur është shkarkuar Jabllanoviqi, vrarë Oliver Ivanoviq, arrestuar Marko Gjuriqi, vendos taksa 100% dhe realizuar një numër aksionesh në veriu gjatë vitit 2021”.
“E sot po tërhiqet për “qortime” të targave? Prandaj, e para, këtë nonsens të targave duhet hequr nga rendi ditës. Tani nëse targat nuk janë arsye: çfarë po ndodh? Unë besoj se Vuçiqi po ndërton narracion dramatik publik brenda Serbisë për të krijuar mjedis politik i cili do t’i lejon të lëviz drejt marrëveshjes franko-gjermane”.
Pra, sipas tij, presidenti serb po ndërton narracion dramatik përmes ngritjes së aeroplanëve luftarakë për të rrëzuar dronët, ngritjes së gatishmërisë ushtarake, realizimit të ushtrimeve ushtarake, largimit të Listës Srpska nga institucionet si dhe organizimin e protestës së nesërme në Mitrovicë.
“Pra të gjitha këto lëvizje kanë një të përbashkët: ngritjen e një narracion dramatik publik në Serbi i cili do të krijonte mjedis të favorshëm politik për të portretizuar Vuçiqin si shpëtimtar i vetëm i Serbisë në ‘rrethanat jashtëzakonisht të vështira nacionale dhe ndërkombëtare’”, ka përfunduar Shasha.
Përfaqësuesit serbë në Kosovë kanë vendosur të shtunën e 5 nëntorit që të mos jenë më pjesë e institucioneve të këtij shteti. Kjo pasi ata nuk e mbështesin vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, në targat RKS – Republika e Kosovës.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se dorëheqjet përfshijnë pozitat në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, dhe ato të gjyqësorit e Policisë së Kosovës në veri.
Ai ka bërë të ditur se vendimi do të zbatohet deri në momentin kur Qeveria e Kosovës të tërheqë vendimin për riregjistrim të makinave dhe të respektojë marrëveshjet e Brukselit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025