Aplikacioni Samsung Dropship sjell shpërndarjen e dokumenteve mes platformave të ndryshme
Samsung lansoi një aplikacion të ri për shpërndarjen e dokumenteve, aplikacion ky i cili ju lejon të transferoni dokumente në mes të gjitha llojeve të pajisjeve.
Ky aplikacion quhet Dropship, dhe aktualisht është ekskluziv vetëm për përdoruesit e Samsung në Korenë së Jugut, e këta përdorues mund ta shkarkojnë aplikacionin nëpërmjet Galaxy Store.
Dropship ju lejon të shpërndani dokumente me kapacitet deri në 5 GB në ditë duke i ngarkuar ato nga pajisja juaj dhe më pas duke gjeneruar kodin QR, kod ky të cilin të tjerët më pas e skanojnë për të marrë dokumentin, transmeton Telegrafi.
Dërguesi i dokumentit duhet të ketë një pajisje me përditësimin më të fundit të softuerit, atë Android 13 me në krye OneUI 5 – e që aktualisht janë një ekskluzivitet i serisë Galaxy S22, dërguesi gjithashtu duhet të ketë edhe një llogari të Samsung, raporton GSM Arena.
Ndërkaq, pranuesi i mesazhit nuk ka nevojë që të ketë aplikacionin ose një llogari të Samsung, personi në fjalë thjesht duhet që të skanojë kodin QR i cili e fillon shkarkimin e dokumentit në mënyrë automatike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251