Nga fillimi i vitit deri tani, në zyrën e Avokatit të popullit kanë arritur gjithsej 450 ankesa nga fusha e drejtësisë, ndërkaq rreth gjysma e tyre janë për punën e përmbaruesve. Për këtë arsye Naser Zyberi në Qeveri ka dorëzuar iniciativë për hartimin e një projektligji për plotësimin e Ligjit për Përmbarim në pjesën e kamatës në procedurat përmbaruese. Me këtë nismë propozohet që kamata ndëshkuese të mos jetë më e madhe se borxhi kryesor.
“Nëse kihet parasysh gjendja ekonomike e borxhlive, ata nuk janë në gjendje thuajse asnjëherë të sigurojnë mjete të mjaftueshme që ta mbyllin borxhin për njëherë ndaj kreditorit, përfshirë këtu edhe shpenzimet në noter dhe avokatë e kështu me radhë. Vijnë në situatë që në mënyrë permanente, gjithë jetës të jenë borxhlinj. Gjithsesi të paguajnë këste gjithë jetën dhe asnjëherë të mos lirohen nga kjo”, tha në ClickPlus në TV21, Naser Zyberi, Avokat i Popullit.
Zyberi thotë se nga institucionet ende nuk ka reagim ndaj iniciativës së tij.
“Kuvendi një herë ka shfaqur vullnet në vitin 2020 kur bëri ndryshime në Ligjin për marrëdhënie obligative, ku rregullohen kamatat edhe në Ligjin për përmbarim dhe atëherë u limitua kamata, ndërsa ne propozimin e njëjte po e rekomandojmë edhe për kamatën ndëshkuese, e cila thotë se kur ta arrijë lartësinë e borxhit bazë, të ndalojë të llogaritet kamata”, theksoi Naser Zyberi, Avokat i Popullit.
Në të kaluarën ka pasur tentativa për shlyerjen e borxheve, por nuk kanë qenë aq të suksesshme, sepse qeveria mund t’i udhëzojë kompanitë private të shlyejnë borxhet apo kamatat, por nuk mund t’i detyrojë ligjërish dhe një pjesë e madhe e detyrimeve janë pikërisht nga këto kompani, borxhe për energjinë e konsumuar, shërbimet e telefonisë mobile dhe fikse.Iniciativa është dorëzuar në Qeveri, ndërsa Zyberi pret që ekzekutivi por edhe deputetët ta shqyrtojnë seriozisht kërkesën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj