LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët rusë vjedhin edhe lodra seksuale

Ushtarët rusë vjedhin edhe lodra seksuale

Një fotografi e shpërndarë në Twitter duket se tregon disa gjëra të pazakonta që kishin plaçkitur ushtarët rusë.

Të shumta kanë qenë rastet kur është raportuar për plaçkitjet që janë bërë në Ukrainë nga ushtarët rusë, duke përfshirë veshmbathje e lavatriçe.

Por kësaj radhe ata vodhën diçka krejt tjetër.


Sipas imazhit të publikuar në një llogari në Twitter, shihet një çantë ushtrie me shumë gjësende brenda tyre, përfshirë edhe lodra seksuale.

Në gjërat që supozohet se u vodhën nga ushtarët rusë, sipas postimit, kishte edhe mollë dhe gjëra të tjera ushqimore. /Telegrafi/