LAJMI I FUNDIT:

Spitalet Publike në Kosovë kryen mbi 1,600 operime për heqje të tëmthit gjatë 2022

Spitalet Publike në Kosovë kryen mbi 1,600 operime për heqje të tëmthit gjatë 2022

Një ndërhyrje kirurgjikale e presidentes Vjosa Osmani nxiti reagimin e Kolegjiumit të Kirurgëve të Kosovës, që deklaruan se janë ndjerë të injoruar dhe nënçmuar nga presidentja e tyre, për faktin se ajo kishte vendosur të kryejë operimin në një institucion privat shëndetësor dhe jo në institucionet publike.

Ky kolegjium, përmes një reagimi publik konfirmoi se operacioni për heqjen e tëmthit është një ndërhyrje kirurgjikale që bëhet që disa kohë në klinikat shëndetësore publike.

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) dhe nga Spitalet e Përgjithshme Rajonale e kanë konfirmuar se këto lloj operacione janë të përditshme për ta.


Sipas informacioneve të marra nga QKUK dhe 5 Spitale të tjera regjionale, numri i pacientëve që kanë kryer këtë ndërhyrje kirurgjikale gjatë vitit 2022 është 1 mijë e 667.

Drejtor i Kirurgjisë Abdominale në QKUK, Ferat Sallahu tregoi se në këtë klinikë janë bërë 312 operime për heqjen e tëmthit gjatë vitit 2022.

Ndërsa, nga Drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, në këtë vit janë bërë 367 heqje të tëmthave, 310 prej të cilave janë bërë me laparoskopi dhe 57 të tjera në mënyrë klasike.

Në Spitalin e Pejës, duke iu referuar të dhënave të drejtorisë së tyre, janë kryer 309 ndërhyrje të tilla gjatë këtij viti, prej të cilave vetëm 2 nuk kanë qenë të suksesshme.

U.D. i Drejtori të Spitalit në Ferizaj, Selajdin Sallahu konfirmoi se numri i këtyre intervenimeve në atë spital për këtë vit, është 393.

168 operacione të tilla janë kryer edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës deri më 13 qershor të këtij viti. Pas kësaj date, nuk është bërë asnjë, për shkak të mungesës së gazit mjekësor, ka konfirmuar zëdhënësi i këtij spitali, Besart Gashi.

Ndërkaq, Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicës, Luljeta Buçinca Zhubi tregoi që në spitalin e tyre janë kryer 118 ndërhyrje për heqjen e tëmthit, prej të cilave 109 laparoskopi dhe 9 operime të hapura, duke shtuar se të gjitha kanë pasur sukses.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Spitalin e Gjilanit, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk kanë kthyer ende përgjigje.

Presidenca e Republikës së Kosovës ka njoftuar në orët e para të mëngjesit të sotëm se presidentja Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjikal, për heqjen e tëmthit, duke njoftuar po ashtu se kjo ndërhyje kishte qenë e suksesshme.

Gazeta ka dërguar pyetje në zyrën e presidencës, për të kuptuar se ku është bërë ky intervenim, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka kthyer ende përgjigje.

Klinika e Kirurgjisë Abdominale përmes Kolegjiumit të Kirurgëve të Kosovës kanë reaguar sot gjatë ditës për vendimin e presidentes Osmani për t’u operuar në një institucion shëndetësor që nuk është publik, duke e vlerësuar këtë si injorim e nënçmim ndaj tyre dhe anashkalim ndaj institucionit të tyre.

“Injorimi dhe nënçmimi që presidentja i ka bërë Kolegjiumit të Kirurgëve e në veçanti institucionit mbi të cilin ajo udhëheq, është e papranueshme për të gjithë”, thuhet në reagimin e tyre.

Në po këtë reagim, ata thonë se heqja e tëmthit është rutinë ditore në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në SHSKUK që nga viti 1999, me 99.9% të rasteve me sukses. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori