LAJMI I FUNDIT:

Lojtari i Bad News Eagles në mesin e top pesë lojtarëve më të vlerësuar deri më tani në Rio Major

Lojtari i Bad News Eagles në mesin e top pesë lojtarëve më të vlerësuar deri më tani në Rio Major
(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar Bad News Eagles është duke treguar formë fantastike në Majorin në Brazil, duke arritur që të kalojë në fazën tjetër pa humbur asnjë ndeshje.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, bNe arriti që të kalojë në ‘Legends Stage’ me rekord të ndeshjeve 3-0 (tri fitore, asnjë humbje).


Loja ekipore si dhe ajo individuale e lojtarëve të ekipit shqiptar ka bërë që t’i fitojnë ndeshjet e fazës ‘Challengers Stage’ me lehtësi.

Më i dalluari gjatë këtyre ndeshjeve padyshim se ishte Rigon ‘rigoN’ Gashi, i cili është edhe njëri ndër lojtarët më të vlerësuar deri më tani në IEM Rio Major.

Rigoni renditet në vendin e pestë me vlerësimin 1.38, duke u lënë pas nga lojtarë si degster, xertioN, kscerato dhe sh1ro. /Telegrafi/