LAJMI I FUNDIT:

Sulmi fizik ndaj të moshuarës, reagon Muhaxheri: Kemi ftuar organet e rendit ta trajtojnë rastin me seriozitet

Sulmi fizik ndaj të moshuarës, reagon Muhaxheri: Kemi ftuar organet e rendit ta trajtojnë rastin me seriozitet

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar lidhur me rastin e rëndë të ndodhur në një shtëpi për të moshuar në këtë qytet.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se si një e moshuar rrihet fizikisht e maltretohet nga pjesëtarët e stafit.

Kryetari Muhaxheri ka thënë se komuna nuk menaxhon me asnjë institucion i cili ofron shërbime të tilla, ndërsa ka shtuar se i kanë ftuar organet e rendit që rastin ta trajtojnë me seriozitet.


VIDEO: Infermierja sulmon fizikisht një grua të moshuar në Pejë

“Komuna e Pejës nuk menaxhon me asnjë institucion i cili ofron shërbime geriatrike. Kemi ftuar publikisht inspektoratin e shëndetësisë dhe organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast me seriozitet”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ndryshe, lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara, të cilat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё. /Telegrafi/