LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Ende nuk kemi vendosur nëse do të dërgojmë ambasador në Moskë

Osmani: Ende nuk kemi vendosur nëse do të dërgojmë ambasador në Moskë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, e quajti lajm të rremë deklaratën e OBRM-PDUKM-së se drejtori i protokollit që dha dorëheqjen do të shkojë si ambasador në Moskë.

Sipas tij, dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

“Duhej të dërgonim ambasador në Moskë diku në fillim të vitit, ai i kaloi të gjitha procedurat, por më pas ndodhi agresioni në Ukrainë dhe vendosëm të ulim nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë dhe të mos dërgojmë ambasador për shkak se ka qenë jashtë detyrës, e kam emëruar drejtor protokolli dhe këtë funksion e ka deri tani.


Ditën që ndodhi ai incident, megjithëse nuk kishte përgjegjësi të drejtpërdrejtë, më njoftuan dhe më thanë se me përgjegjësi morale kërkoj që të më shkarkosh nga drejtoria. Nëse dhe kur do të dërgojmë ambasador në Moskë, ky do të jetë vendim politik varësisht si e vlerësojmë ne, se për OSBE-në duhet të kemi komunikim edhe me Federatën Ruse”, tha Osmani pas takimit me nënkryetarin e Qeverisë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kazakistanit, Mukhtar Tleuberdi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Drejtësi
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

Politikë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori