LAJMI I FUNDIT:

Kinezi i cili fitoi 30,386 milionë euro në lotari, thotë se nuk do t’i tregojë familjes së tij në rast se kjo i bën ata dembelë

Kinezi i cili fitoi 30,386 milionë euro në lotari, thotë se nuk do t’i tregojë familjes së tij në rast se kjo i bën ata dembelë

Një burrë në Kinën jugore, i cili fitoi pak më pak se 220 milionë juanë (30.6 milionë dollarë) në lotari tha se nuk ia kishte thënë gruas dhe fëmijës së tij sepse ishte i shqetësuar se paratë mund t’i bënin ata arrogantë dhe dembelë.

Burri, i identifikuar me pseudonimin Li, bleu 40 bileta lotarie për 11.05 euro (80 juanë) në rajonin autonom Guangxi Zhuang dhe çdo biletë përmbante të njëjtat shtatë numra, raportojnë mediet kineze, përcjell Telegrafi


Sipas një raporti në Nanning Evening News, të shtatë numrat goditën, duke barazuar një pagesë prej 756,894 euro (5.48 milionë juanë) për biletë, që do të thotë se totali arriti në pak më pak se 30,386 milionë euro (220 milionë juanë).

Burri shkoi në Qendrën e Shpërndarjes së Lotarisë së Mirëqenies Guangxi në kryeqytetin e rajonit Nanning për të marrë paratë e tij të çmimit më 24 tetor. Li gjithashtu dhuroi 5 milionë juanë për bamirësi.

Li ishte i veshur me një kostum vizatimor gjatë ceremonisë së prezantimit të çekut, një mënyrë krijuese për të mbrojtur identitetin e fituesve, metodë kjo e cila është bërë e njohur në Kinë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Blinken luan me kitarë në një bar, gjatë udhëtimit të tij të papritur në Kiev të Ukrainës

Blinken luan me kitarë në një bar, gjatë udhëtimit të tij të papritur në Kiev të Ukrainës

Virale
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

Interesante
Ndryshimet në pamje për të cilat shumë njerëz thuhet se janë penduar

Ndryshimet në pamje për të cilat shumë njerëz thuhet se janë penduar

Interesante
Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Fun
Kalo në kategori