LAJMI I FUNDIT:

Kursimet e qytetarëve të RMV-së në bankat vendore arrijnë 5.27 miliardë euro

Kursimet e qytetarëve të RMV-së në bankat vendore arrijnë 5.27 miliardë euro

Fondi për sigurimin e depozitave dhe Shoqata e Bankave të Maqedonisë shënojnë Ditën Botërore të Kursimeve, 31 tetor. Kjo ditë festohet në të gjithë botën me qëllim promovimin e kursimeve personale në banka dhe kursimore, për të kujtuar rëndësinë e kursimeve të rregullta, për të krijuar rrjet të mbrojtjes së depozitave dhe për të kujtuar se kursimet ndihmojnë dhe mundësojnë individin të arrijë qëllimet e tij dhe idetë.

Nga Fondi thonë se festimi i Ditës së Kursimeve ka në fokus rolin e stabilizuesve në shoqëri që kanë kursimet dhe bankat në sistemin e përgjithshëm financiar.


“Edukimi dhe kujtimi i njerëzve për kulturën e kursimeve është i nevojshëm veçanërisht në kontekstin e krizës ekonomike globale, e cila fatkeqësisht rrit papunësinë dhe varfërinë në mbarë botën. Sot, përkundër ndikimeve të forta të jashtme negative në ekonominë e Maqedonisë, sektori bankar në Republikën e Maqedonisë së Veriut mund të vlerësohet si i qëndrueshëm, solid, rezistent ndaj krizës globale të shkaktuar nga konflikti ushtarak që është ende në vazhdim dhe i furishëm në Ukrainë dhe që i parapriu një luftë e gjatë dhe mizore me pandeminë e shkaktuar nga sëmundja infektive COVID-19”.

“Dëshmi për fuqinë e sektorit bankar është shuma e përgjithshme e depozitave të popullatës, e cila në shtator 2022 është 325 miliardë denarë ose 5,27 miliardë euro, ose e shprehur në përqindje paraqet rritje prej 5,41% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Stabiliteti i sektorit bankar është rezultat i sigurimit të depozitave të popullsisë, i cili kryhet nëpërmjet Fondit të Sigurimit të Depozitave, gjithmonë i gatshëm për kompensim të shpejtë dhe në kohë të depozituesve në rast të një ngjarjeje të rrezikshme”, thonë nga Fondi.

Në fund shtojnë se stabiliteti financiar është i rëndësishëm për mbështetjen e kredisë për kompanitë e vogla dhe të mesme, gjë që kontribuon në forcimin e ekonomisë në tërësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet

Lajme
“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës

Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës

Komunat
Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë

Lajme
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori