LAJMI I FUNDIT:

Kompania zvicerane në Kosovë vazhdimisht në rritje

Kompania zvicerane në Kosovë vazhdimisht në rritje

E themeluar në vitin 2016 në Zvicër, pastaj me pikën e saj në New York, NOEXIS operon që nga viti 2018 edhe në Kosovë, duke sjellur risi dhe zhvillim të vazhdueshëm në hapësirën digjitale.

NOEXIS, ofron të gjitha nevojat e tregut brenda zinxhirit të vlerës digjitale nga një burim i vetëm, duke filluar nga konsulenca dhe zhvillimi i strategjisë deri tek realizimi i produkteve dhe shërbimeve digjitale të llojeve të ndryshme.

Mentorimi i ofruar nga ekspertët brenda kësaj kompanie, shumëllojshmëria e projekteve dhe sfidat që i hasin rrugës nga kërkesat e partnerëve të markave të njohura botërore si Coca-Cola, Red Bull, General Electric, NHL, Teneo e shumë tjera, mundësojnë që t’i japin gjithë ekipës qasje në tregun global nga ku arrihet ngritja e lartë profesionale.

Brenda hapësirës së NOEXIS gjithsecilit i ofrohet mundësia për të mësuar dhe zgjeruar dituritë në fusha të ndryshme, për të krijuar një rreth profesional, dhe për ngritje në karrierë.

Vlen të ceket se jo në pak raste fillestarët dhe praktikantët gjatë rrugëtimit kanë arritur edhe në pozitat e liderëve.

Përpos tjerash, kushtet e punës që NOEXIS ofron për stafin, ambienti dhe energjia që mbizotëron e rankon këtë kompani si një ndër më të mirat në treg. Në planet e kompanisë dhe në vizionin e saj është përmirësimi i vazhdueshëm i këtyre kushteve.

Bashkohu me ne në NOEXIS, përjeto eksperiencën e duhur ku ambiciet tuaja profesionale janë edhe prioriteti jonë.

Për më shumë, vizitoni faqen e NOEXIS

Artikull i sponzorizuar