Nga burgu në një rikthim triumfues: Kush është Luiz Inacio Lula da Silva, presidenti i ri i zgjedhur i Brazilit?
Luiz Inacio Lula da Silva, i cili u ngrit nga një i varfër në presidencën e Brazilit përpara se të rrëzohej në një skandal korrupsioni, bëri një rikthim spektakolar si udhëheqësi i ekonomisë më të madhe të Amerikës Latine – në moshën 77-vjeçare.
Lula, siç njihet, u gjend përpara presidentit aktual të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro për të fituar një mandat të tretë në krye, konfirmuan autoritetet zgjedhore, përcjell Telegrafi.
Vetëm 18 muaj më parë, heroi i majtë me mjekër, ishte një udhëheqës politik, i burgosur në një skandal korrupsioni që ndau kombin.
Por neveria ndaj Partisë së tij të Punëtorëve (PT) e vendosi Bolsonaron në detyrë në vitin 2018, megjithatë konservatori i guximshëm dhe përçarës humbi shpejt popullaritetin pas menaxhimit jo të mirë të Covid-19, shkatërrimit të mjedisit dhe komenteve të tija, të kritikuara si raciste, seksiste dhe homofobike.
“Ne duhet ta rregullojmë këtë vend… që populli brazilian të buzëqeshë përsëri”, citohet të ketë thënë Lula gjatë një fushate të palodhshme në të cilën ai përshkoi vendin dhe u shfaq në podkaste të njohura për të joshur votuesit më të rinj.
Ai u zotua se nën sundimin e tij, brazilianët do të jenë në gjendje t’i rikthehen “të hanë picanha dhe të pinë birrë” në fundjavë, duke iu referuar prerjes popullore të mishit të viçit që inflacioni i lartë e bëri të paarritshëm për shumë njerëz.
Komentet zbulojnë aftësinë e njohur politike dhe “goditjen popullore” që e bëri atë të dashur për shumë njerëz në mbarë globin, me Barack Obaman që dikur e quajti atë “politikan më popullor në Tokë”.
Karizmatiku Lula ishte favorit i lehtë gjatë një fushate të gjatë dhe polarizuese zgjedhore. Megjithatë, zgjedhjet shkuan deri në balotazh, me Bolsonaron që nuk u dorëzua deri në fund.
Largimi i tij
Lula u largua nga detyra në vitin 2010 si një hero, i cili kryesoi një bum ekonomik të nxitur nga mallrat që ndihmoi në nxjerrjen e 30 milionë njerëzve nga varfëria.
Me gjithë frikën në atë kohë se marka e tij e majtizmit do të ishte shumë radikale, administrata e Lulas 2003-2010 “përzjeu” programet e reja sociale me politikën ekonomike miqësore ndaj tregut.
Ai fitoi një reputacion si një udhëheqës i moderuar dhe pragmatik.
Lula gjithashtu e ktheu Brazilin në një lojtar kyç në skenën ndërkombëtare, duke ndihmuar në sigurimin e Kupës së Botës 2014 dhe Olimpiadën 2016 në Rio de Zhaneiro.
Në fund të kohës së tij në detyrë, vlerësimi i tij i pëlqimit ishte 87 për qind – shifër kjo e paprecedentë.
Por më pas ai u zhyt në një skandal masiv korrupsioni të përqendruar në kompaninë shtetërore të naftës Petrobras që përfshiu disa nga politikanët më me ndikim të Brazilit, drejtuesit e biznesit dhe PT-në.
Lula i ka mohuar gjithmonë akuzat se ka marrë ryshfete.
Sidoqoftë, ai u burgos në vitin 2018, vit kur Bolsonaro fitoi.
Ai kaloi më shumë se 18 muaj në burg përpara se të lirohej në pritje të apelit.
Dënimet e tij u hodhën si të pavlefshme vitin e kaluar nga Gjykata e Lartë, e cila gjeti se gjyqtari kryesor në këtë çështje ishte i njëanshëm.
Megjithatë, ai nuk u shfajësua. Shumë brazilianë mbeten të traumatizuar nga përmasat e skandalit të korrupsionit.
Ndërsa shumë të tjerë kanë kujtime të mira të prosperitetit ekonomik nën sundimin e tij, të tjerë votuan për të thjesht për të parë largimin e Bolsonaro.
Nga varfëria te presidenti
Lula u rrit në varfëri të thellë, i shtati nga tetë fëmijët e lindur në një familje fermerësh analfabetë në shtetin e thatë verilindor të Pernambukos.
Kur ai ishte shtatë vjeç, familja e tij iu bashkua një valë migrimi në qendër industriale të Sao Paulos.
Lula punoi si “lustrues këpucësh” dhe shitës kikirikësh përpara se të bëhej metalpunues në moshën 14-vjeçare.
Në vitet 1960, ai humbi një gisht në një aksident në vendin e punës.
Ai u ngrit shpejt për t’u bërë kreu i sindikatës së tij dhe udhëhoqi greva të mëdha në vitet 1970 që sfiduan diktaturën e atëhershme ushtarake.
Në vitin 1980, ai bashkëthemeloi Partinë e Punëtorëve, duke qenë kandidati i saj për president nëntë vjet më vonë.
Lula humbi tri “oferta presidenciale” nga viti 1989 deri në 1998, më në fund ia doli në vitin 2002 dhe përsëri katër vjet më vonë.
Dhe kjo ishte fushata e tij e gjashtë presidenciale.
Babai dy herë i ve i pesë fëmijëve i mbijetoi kancerit në fyt dhe në vitin 2017 humbi gruan e tij me të cilën ishin bashkë prej katër dekadash, Marisa Leticia Rocco, nga një goditje në tru.
Lula ka thënë se është sërish “i dashuruar sikur të isha 20 vjeç” me Rosangela “Janja” da Silva, një sociologe dhe aktiviste e PT-së, me të cilën u martua në maj.
Ndër tjerash Lula ka thënë se nuk do të kërkojë një mandat të dytë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët – thotë Zelensky
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë