LAJMI I FUNDIT:

Arjan Konomi: Ndikimi i komunizmit, në vitet e ’90-ta në Vlorë nuk e dinim se Kosova kishte shqiptarë

Arjan Konomi: Ndikimi i komunizmit, në vitet e ’90-ta në Vlorë nuk e dinim se Kosova kishte shqiptarë

Analisti i njohur, Arjan Konomi, njihet në përgjithësi për paraqitjet televizive, përfshirë edhe punën ndër vite me shkrime të shumta.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Kojshia Show”, ndërsa ka zbuluar disa kuriozitete.

Ai ka thënë se gjatë komunizmit ka pasur një propagandë kundër Kosovës.


“Unë jam Vlonjat. Ne në Vlorë nuk e dinim që në Kosovë kishte shqiptarë. Mendonim se ishin jugosllavë që flisnin shqip. Absolutisht nuk e dinte njeri [në Vlorë] se në Tetovë ka shqiptarë. Në vitin 1998-99 iu tregoja miqve të mijë për shqiptarët e Maqedonisë e Veriut. Iu thosha se janë shqiptarë si ne, nuk e besonin. Nuk e kishin këtë ide”.

Gazetari thotë se vetëm pas viteve të ’90-ta në përgjithësi shqiptarët në Shqipëri e kuptuan se ka shqiptarë edhe jashtë Shqipërisë.

“Unë personalisht kur kam ardhur si studentë në Tiranë nga Vlora si 18-vjeçar, pata parë fshehurazi një film në televizionin e Prishtinës (RTP) dhe ai ishte me titra shqip. Pyesja si ka mundësi që këta e bëjnë film me titra shqip. Nuk e dija që janë shqiptarë”, tregon tutje Konomi.

Ai thotë se njëjtë i kishte ndodhur me një roman që vinte nga Kosova.

“Këtu [Vlorë] dihej sikurse në Kosovë ka qenë një origjinë shqiptare, ishte tokë shqiptare nga Skënderbeu, por asnjë nuk e kishte idenë se këtu ishin shqiptarë si ne. Tani duket absurde kjo që po e them, por në Shqipëri kanë qenë njerëzit shumë të pakët që e dinin se këtu kishte shqiptarë”, deklaroi tutje Konomi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

Politikë
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës

Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë  trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi

Lajme
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe

Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe "Ja ku jemi për Krishtilindje"

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Kalo në kategori