LAJMI I FUNDIT:

Edhe sot testimi i shndërrimit të unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjete

Edhe sot testimi i shndërrimit të unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjete

Komuna e Prishtinës edhe të shtunën dhe të dielën do të vazhdojë me testimin e radhës të shndërrimit të unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Komuna bën të ditur se i tërë procesi do të jetë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

Testimi i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjete ka shkaktuar të premten kolona dhe pritje të gjata, gjë që irritoi qytetarët.


Por kjo ka shkaktuar sot tollovi në qytet, duke bërë kolona të gjatë të automjeteve në të gjitha rrugët kryesore në kryeqytet.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se një testim i tillë në ditë pune u ka mundësuar të identifikojnë fytet e ngushta në rrugë.

Rama ka thënë se kanë pranuar edhe mesazhe me propozime e rekomandime konkrete për të ofruar një zgjidhje përfundimtare “për komunikacionin e ngarkuar të kryeqytetit tonë”.

“Të gjitha propozimet dhe shqetësimet jemi duke i trajtuar me kujdes të veçantë bashkë me stafin tim”, ka shkruar mes tjerash i pari i Prishtinës.

Ndryshe, qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:

– Rruga “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-mensës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë

– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga “Ukshin Hoti”

– Rruga “Robert Doll”

Komuna e Prishtinës u bëri thirrje qytetarëve që të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori