LAJMI I FUNDIT:

Apeli konfirmoi dënimin me burg, vetëdorëzohet në polici ish-kryebashkiaku i Lezhës

Apeli konfirmoi dënimin me burg, vetëdorëzohet në polici ish-kryebashkiaku i Lezhës

Është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhë, ish-kryebashkiaku i qytetit Fran Frrokaj, për të cilin më herët gjatë së premtes, Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me 3 vite burg për akuzën e tjetërsimit të pronave.

Seanca ku u dha vendimi për dënimin e Frrokajt u zhvillua më herët gjatë ditës në Shkodër, dhe pas tij ish-kryebashkiaku u largua nga ambientet e gjykatës pa u ndaluar nga askush, ndërkohë që duhej të shoqërohej për në burgun ku do të vuajë dënimin.

Sipas A2CNN, në momentet e para që është paraqitur në komisariatin e Lezhës, Frrokaj ka mohuar të jetë larguar, ndërkohë që policia ka nisur një aksion për kapjen e 15 personave të tjerë të dënuar me burg nga apeli për këtë dosje.


Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe ish-kryetari i Qarkut, Gjok Ndoka u dënuan nga Apeli me nga 3 vite burg, ndërsa gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin./A2CNN/

Në trend Lajme

Më shumë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Kalo në kategori