LAJMI I FUNDIT:

Risto Penov zgjidhet ministër i Vetëqeverisjes Lokale në RMV

Risto Penov zgjidhet ministër i Vetëqeverisjes Lokale në RMV

Kuvendi i RMV-së sot me 63 vota “për” e zgjodhi Risto Penovin ministër të Vetëqeverisjes Lokale në mbledhjen e 88-të. Penov vjen në funksionin ministror pasi që bashkëpartiaku dhe paraardhësi i tij, Goran Milevski dha dorëheqje në funksion për shkaqe personale.

Debati për zgjedhjen e Penovit zgjati tre ditë, ndërsa gjatë debatit të sotëm deputetët e OBRM-PDUKM-së theksuan se meritat e Penovit nuk janë “aq të mëdha”. Deputeti Antonio Milloshoski tha se “është e paqartë përse Kurto Dudush nuk është propozuar për ministër të Vetëqeverisjes Lokale”.

“Ndoshta Risto Penov ndonjëherë ka qenë mirë i informuar me sfidat e vetëqeverisjes lokale dhe problemet me të cilat po përballen komunat, por ka kryetarë të komunave në këtë moment të cilët po përballen me problemet aktuale dhe dinë se çka nevojitet më seriozisht për zhvillimin e vetëqeverisjes lokale. Kurto Dudush me siguri nuk është i dëshiruar as në PLD, as në Qeveri për t’i përfaqësuar interesat e vetëqeverisjes lokale”, tha Milloshoski.


Deputetja e LSDM-së, Sanela Shkrijelj beson se Penovi do të jetë në “terren të njohur” në resorin e vetëqeverisjes lokale dhe kjo, sipas saj, mund të shihet si zhvillim pozitiv i ngjarjeve.

“Metropoli u gjet ndërmjet Arsovskës dhe OBRM-PDUKM-së e cila e solli në atë vend. për fat të keq, për shkak të tregut jo të suksesshëm partiak, u bë e qartë se Shkupi do të ngulfatet në mbeturina, nuk do të mbillet asnjë dru, trafiku urban do të mbetet i pazgjidhur, ngrohjen dhe ndriçimin Qeveria do t’i zgjidhë, ndërsa Danela Arsovska dhe OBRM-PDUKM do ta përhapin luftën edhe në komunat e tjera të Qytetit të Shkupit. për ato shkaqe, akoma më shumë e mbështes propozimin që Risto Penov të zgjidhet ministër dhe dakordohem me pritjet e kryeministrit se duhet dhe besoj se ai do të demonstrojë përkushtim, punë, qasje të ndershme ndaj qytetarëve dhe shtetit. E di se edhe kolegët nga opozita e ndajnë këtë mendim për Penovin pa dallim të kësaj shfaqjeje dedikuar kryesisht për trupin e tyre votues”, tha Shkrijelj.

Deputetët vazhduan me pikën e dytë të rendit të ditës, përkatësisht zgjedhjen e gjykatësve kushtetues, për çka debati përfundoi dhe vetëm duhet të votohet për Fatmir Skender dhe Tatjana Vasiq Bozaxhieva. Në mbledhje në rend dite, mes tjerash, janë edhe ligjet lidhur me masat për përballje me krizën energjetike, si dhe ndryshimet e ligjeve për shoqatat dhe për partitë politike.

Në trend Lajme

Më shumë
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Kalo në kategori