LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i parë i Muskut pas blerjes së Twitterit: Zogu është liruar

Mesazhi i parë i Muskut pas blerjes së Twitterit: Zogu është liruar

Elon Musk përfundoi blerjen prej 44 miliardë dollarësh të Twitterit.

Pas shumë polemikave dhe fillimit të procesit gjyqësor, miliarderi bleu më në fund rrjetin social.

Mesazhi i parë që shkroi pas blerjes të Twitterit ishte “Zogu është liruar”.


Hapi i parë ishte shkarkimi i menaxhmentit të lartë të rrjetit social. Sipas njerëzve të njohur me situatën, Musk shkarkoi CEO-n, Parag Agrawal, Zyrtarin Kryesor Financiar, Ned Segal dhe kreun e çështjeve ligjore dhe politikave, Vijay Gadde.

Agrawal dhe Segal ishin në selinë e Twitter në San Francisco kur u bë marrëveshja dhe u shoqëruan jashtë, shtuan ato burime.

Ndryshe, Musk ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në rrjetin social duke përfshirë edhe mundësinë e rikthimit të llogarisë së ish-presidentit amerikan, Donald Trump. /Telegrafi/