LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodhi në të vërtetë me Nika Shahkarami, vajzën iraniane që dogji shaminë? Dëshmitarët “hedhin dritë” mbi orët e fundit të saj!

Çfarë ndodhi në të vërtetë me Nika Shahkarami, vajzën iraniane që dogji shaminë? Dëshmitarët “hedhin dritë” mbi orët e fundit të saj!

Një vajzë iraniane e veshur me të zeza qëndronte në majë të një koshi plehrash të përmbysur, duke tundur shaminë e përfshirë nga flakët, mes thirrjeve “vdekje diktatorit”.

Një moment më vonë, shfaqet një video, ku ajo struket për të marrë një shall tjetër, nga një mikeshë, të cilit do t’i vërë flakën gjithashtu para protestuesve.

Vajza ishte 16-vjeçarja Nika Shahkarami, nga Teherani.


Pak orë pasi këto skena u regjistruan më 20 shtator – në video të siguruara dhe verifikuara edhe nga CNN – Nika u zhduk, përcjell Telegrafi.

Dhe më shumë se një javë më vonë, familja e saj mësoi se ajo kishte vdekur.

Autoritetet iraniane pretenduan se trupi i Nikas u gjet në pjesën e pasme të një oborri në mëngjesin e 21 shtatorit.

Por nënës së saj nuk iu dha qasje për ta identifikuar atë deri 8 ditë më vonë.

Pamjet e kamerave të lëshuara nga autoritetet tregonin figurën e një personi të maskuar që ata thanë se ishte Nika duke hyrë në një ndërtesë që ishte e pabanuar dhe ende në ndërtim në Teheran.

Një prokuror i Teheranit fillimisht tha se ajo vdiq pasi u hodh nga çatia e ndërtesës dhe se vdekja e saj “nuk kishte lidhje me protestat” e asaj dite, por pavarësisht se me sa duket e deklaroi vdekjen e saj një vrasje, ai nuk tha nëse kishte të dyshuar nën hetim.

Transmetuesit shtetërorë raportuan se ajo “ra”, por nuk dhanë prova për të mbështetur pretendimin se ishte një aksident.

Dhe të mërkurën, pasi CNN i kërkoi qeverisë të komentonte provat në këtë hetim, një raport i medias iraniane citoi një prokuror të Teheranit të thoshte se vdekja e Nikas ishte një vetëvrasje.

Sidoqoftë, autoritetet iraniane ende nuk i janë përgjigjur pyetjeve të përsëritura të CNN për vdekjen e Nikas.

Autoritetet nuk shpjeguan kurrë as pse Nika do të hynte vetë në atë ndërtesë dhe nëna e Nikas ka thënë se nuk beson se personi i maskuar është Nika.

Nëna e saj ka thënë se beson se Nika është vrarë nga autoritetet, por autoritetet nuk kanë thënë kurrë nëse Nika ishte në paraburgim në asnjë moment.

Ndërkohë një dëshmitare okulare, Ladan, ka rrëfyer për CNN duke thënë se e pa Nikan duke u arrestuar në protestë nga “disa oficerë sigurie me rroba civile” të cilët e futën në një makinë.

Shtatë persona që e njihnin Nikan dhe folën për CNN konfirmuan se ishte ajo.

Disa pamje, të filmuara në orën 20.37 më 20 shtator, tregon edhe policinë kundër trazirave me motoçikleta, që patrullojnë zonën.

“Doja ta shpëtoja, por nuk munda”, citohet të ketë thënë Ladan. “Ishin rreth 20 ose 30 Basijis me motoçikleta në trotuar”, tha ajo, duke përdorur emrin lokal për organizatën paraushtarake që ka qenë në ballë të goditjes së shtetit ndaj protestuesve.

“Shahkarami po gjuante gurë mbi ta. Isha i frikësuar, madje kalova pranë saj dhe i thashë: ‘Kujdes e dashur!’, sepse kishte një numër policësh me rroba civile në rrugë që kalonin nëpër makina duke e kërkuar atë”.

“Pesëdhjetë metra më tutje e morën atë”, shtoi Ladan.

CNN shkruan se foli ekskluzivisht me disa dëshmitarë që ishin në protestën e Teheranit më 20 shtator me ndihmën e grupit aktivist 1500Tasvir.

Sipas mediumit në fjalë, pamje të tjera, duke përfshirë ato të shallit që digjej, janë dëshmi se Nika ishte në ballë të protestave më herët gjatë natës, përpara se të fillonte goditja – duke drejtuar pa frikë thirrje dhe duke hedhur gurë, sipas disa dëshmive.

Kjo do ta kishte bërë atë një objektiv për forcat e sigurisë, duke përfshirë anëtarët e milicisë së frikshme iraniane Basij, pasi ata filluan të zbresin në zonën përreth Universitetit të Teheranit dhe bulevardit Keshavarz ku shumica e protestuesve u mblodhën atë mbrëmje, thanë dëshmitarët.

“Më kujtohet sa e guximshme ishte, sepse ngjitej në koshin e plehrave dhe nuk zbriste. Ajo dogji edhe shaminë e saj”, tha Najmeh, një protestuese që ishte me Nikan në demonstratë.

CNN ka përdorur pseudonime për të gjithë dëshmitarët e cituar në këtë hetim, për shkak të rrezikut për sigurinë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori