LAJMI I FUNDIT:

Serbit ia dogjën veturën pasi i konvertoi targat në RKS, Prokuroria thotë se janë në kërkim të personave të dyshuar

Serbit ia dogjën veturën pasi i konvertoi targat në RKS, Prokuroria thotë se janë në kërkim të personave të dyshuar

Qytetarëve të nacionalitet serb të cilët po i konvertojnë targat e veturave në RKS sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, të njëjtat po ju digjen nga persona të panjohur.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit dy raste të tilla kanë ndodhur në Leposaviq.


Fillimisht dje gjatë ditës iu dogj vetura një pjesëtari të Policisë së Kosovës ka nacionaliteti serb, kurse në orët e mesnatës një tjetër veturë u dogj pikërisht në Leposaviq.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

“Po mund të konfirmoj që një veturë Volkswagen Bora me targa RKS është djegur mbrëmë pas mesnate në Leposaviq”, ka thënë Hoti.

E për këtë rast nga Prokuroria e Themelore e Mitrovicës i kanë thënë Telegrafi se janë duke vazhduar hetimet dhe personat e dyshuar janë në kërkim.

“Në orën 03: 00 të mëngjesit është djegur një veturë në Leposaviq. Të dyshuarit për këtë rast janë në kërkim dhe rasti është duke u hetuar”, ka thënë zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.

Kujtojmë se dje, Policia e Kosovës ka sekuestruar në Leshak të Komunës së Leposaviqit granata dore, 1 armë automatike AK 47 me 200 fishek, rreth 12 mijë euro dhe lloje të ndryshme të municionit, përfshirë radiolidhje e pajisje tjera ndihmëse për trazira.

Lajmi u bë i ditur në Facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai tha se operacioni është kryer nën dyshimin për narkotikë.

“Këto dhe pajisje të tjera dyshohet të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ilegale dhe kriminale dhe deri më tash është arrestuar 1 person i nacionalitetit serb në ndërkohë aksioni është duke vazhduar”, shkruan ministri Sveçla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Kronika e Zezë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Kalo në kategori