LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk bën një postim ku thotë se është në selinë e Twitter

Elon Musk bën një postim ku thotë se është në selinë e Twitter

Miliarderi Elon Musk tha të mërkurën se po hynte në zyrën e Twitter Inc në San Francisko, disa ditë përpara një afati të caktuar nga gjykata për të mbyllur marrëveshjen e tij prej 44 miliardë dollarësh për platformën e mediave sociale.

Siç edhe shihet në një postim të Musk në Twitter, ai thotë: “Duke hyrë në selinë e Twitter…”.


Më herët gjatë ditës, Musk “ngacmoi ndjekësit” pasi ai përditësoi biografinë e profilit të tij në “Chief Twit”.

Megjithatë, siç shkruan Reuters, Twitter nuk ka dhënë ndonjë përgjigje – së paku deri më tani – për ndonjë koment rreth këtij postimi të Musk.

Siç theksojnë mediat, paraqitja e Musk në selinë e Twitter është lajmi më i fundit dhe më përfundimtar që tregon se marrëveshja do të mbyllet me kushtet e blerjes prej 54,20 dollarë për aksion.

Ndërkohë një nga këshilltarët e Twitter, tha të mërkurën se beson se marrëveshja do të kalojë pa probleme.

Twitter pranoi ofertën e Musk për ta marrë kompaninë private në prill përpara se Musk të loboi të tërhiqej nga marrëveshja, duke e bërë Twitter ta padisë atë dhe duke krijuar terrenin për një gjyq në tetor për të përcaktuar nëse marrëveshja do të realizohej.

Gjyqi u shty pasi Musk i shkroi kompanisë se do të vazhdonte me marrëveshjen më 3 tetor. /Telegrafi/