Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, janë bërë pronarë të shtëpisë më të shtrenjtë në Portugali.
Superylli i futbollit nuk është në momentin më të mirë në karrierën e tij futbollistike, sepse nuk është i kënaqur me minutazhin dhe është në konflikt me trajnerin e Manchester Unitedit, Erik ten Hag, mirëpo ai vazhdon të bëjë një jetë shumë luksoze.
37-vjeçari u bë pronar i shtëpisë më të shtrenjtë në vendin e tij, gjë që mund të jetë një tregues se ai mund ta vazhdojë karrierën në vendin e tij.
Prona ndodhet në rrethinën e Cascais dhe vlera e saj llogaritet rreth 11 milionë euro. Megjithatë, pas rinovimit dhe punimeve të tjera, shpenzimet do të arrijnë deri në 21 milionë euro – transmeton Marca.
Sipërfaqja e vilës është 2.720 metra katrorë dhe përbëhet nga tri kate. Në proces ndërtimi janë lulishtja dhe një pishinë fantastike me një sipërfaqe prej 544 metrash katrorë.
Punimet do të përfundojnë në verën e vitit 2023. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mes thashethemeve për ndarjen nga Ben Affleck, Jennifer Lopez vazhdon të shkëlqejë me paraqitjen e radhës në Mexico City
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, “100 Vitrinat”
Bebe Rexha flet për ndarjen nga ish-i dashur pas tri vitesh: Ishte shumë e vështirë, më duhej të shkoja në psikoterapi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251