LAJMI I FUNDIT:

Zoran Bozhinovski mbrëmë është rrahur fizikisht në Manastir, policia e heton rastin

Zoran Bozhinovski mbrëmë është rrahur fizikisht në Manastir, policia e heton rastin

Mbrëmë në Manastir dy persona me maska e kanë rrahur brutalisht pronarin e “Burevesnikut”, Zoran Bozhinovski.

Ngjarja ka ndodhur para dyerve të ndërtesës së tij dhe ai ka përfunduar në spitalin e Manastirit me hundë të thyer dhe lëndime në kokë, por nuk është shtruar në spital, konfirmoi bashkëshortja e tij Panda Solunçevska, e cila ishte me të gjatë sulmit.

Bozhinovski pas trajtimit të lëndimeve të marra është lëshuar për trajtim shtëpiak, me rekomandim që sot të paraqitet në kontroll.


“Jam gjallë, me plagë që do kalojnë, familja ime është e shqetësuar dhe e tronditur, qiramarrësit në disa ndërtesa në lagjen time mbrëmë kanë marrë mesazh: Nuk jeni të sigurt, ky është vend i pasigurt, çdo kush para dyerve tuaj mund t’iu rrahë, mos pritni më mirë!!”, tha Bozhinovski.

Nga MPB konfirmojnë se ngjarja është raportuar në polici rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme dhe se po punojnë për zbardhjen e rastit.

Dënimi i dhunës ndaj punonjësve të medias erdhi nga partitë Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Shqiptarët, nga ku u bënë thirrje autoriteteve që të gjejnë sa më shpejt porositësit dhe autorët dhe të ndëshkohen ashpër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
Kalo në kategori