LAJMI I FUNDIT:

Bislimi nesër shkon në Beograd, pak ditë para përfundimit të vendimit për targat

Bislimi nesër shkon në Beograd, pak ditë para përfundimit të vendimit për targat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë dy ditëve të ardhshme do të jetë për vizitë në Beograd.

Bislimi do të marrë pjesë në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Klisman Kadriu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislimi.


“Zëvendëskryeministri Bislimi do të marrë pjesë ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, me fillim nga ora 17:00, dhe ditën e premte, në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference””, ka thënë Kadriu.

Ai ka shtuar se fokuset e diskutimit në këto konferenca, do të jenë në integrimin evropian, perspektivën e rajonit dhe dialogun.

Kujtojmë se kjo vizitë e Bislimit në Beograd vie pak ditë para përfundimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale të lëshuara nga Serbia në ato legale RKS.

Ndryshe, vendimi i ekzekutivit për targat ka filluar të zbatohet nga 1 shtatori dhe qytetarët serbë kanë kohë deri më 31 tetor t’i rikthejnë targat e tyre të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Siguri
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Kronika e Zezë
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori