LAJMI I FUNDIT:

Vdes ‘njeriu më i papastër në botë’, jetoi 94 vjet

Vdes ‘njeriu më i papastër në botë’, jetoi 94 vjet

Një burrë iranian i emëruar “njeriu më i papastër në botë” për shkak se nuk bëri dush për dekada, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, kanë raportuar mediet shtetërore.

Amou Haji, i cili nuk u pastrua për më shumë se gjysmë shekulli, vdiq të dielën në fshatin Dejgah në Iran, raporti agjencia e lajmeve IRNA.

Haji zgjodhi të shmangte dushin nga frika se dushi do ta sëmurte, transmeton Telegrafi.


Por “për herë të parë disa muaj më parë, banorët e kishin çuar atë në një banjë për t’u larë”, tha një zyrtar lokal për mediat shtetërore iraniane.

Haji kishte një neveri ndaj sapunit dhe ujit. Ai tha se e urrente edhe mendimin për t’u larë.

Iraniani zgjodhi të mos lahej për më shumë se 60 vjet, sepse besonte se të qenit i pastër do ta bënte atë të sëmurej.

Haji pati thënë se ai zgjodhi këtë mënyrë të çuditshme të jetës pasi kishte përjetuar pengesa emocionale në rininë e tij. Që atëherë ai u izolua.

Përveç pastërtisë, Haji kishte gjithashtu një neveri ndaj ushqimeve dhe pijeve të freskëta. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta dalloni pse zyrtarët japonezë kërkuan që kjo fotografi e ministrave të modifikohej?

A mund ta dalloni pse zyrtarët japonezë kërkuan që kjo fotografi e ministrave të modifikohej?

Interesante
Një burrë i dehur kishte vendosur të

Një burrë i dehur kishte vendosur të "përleshej" me një piton teksa kthehej në shtëpi - dhe sigurisht, doli humbës

Fun
I vërtetë apo i rremë? Reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale pas publikimit të fotografive të një delfini rozë

I vërtetë apo i rremë? Reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale pas publikimit të fotografive të një delfini rozë

Interesante
Pentagoni hap zyrtarisht ueb-faqe me informacione për UFO-t

Pentagoni hap zyrtarisht ueb-faqe me informacione për UFO-t

Burri hip mbi një tigër të lidhur me zinxhirë, shkakton reagime të shumta

Burri hip mbi një tigër të lidhur me zinxhirë, shkakton reagime të shumta

Virale
Gjashtë gra por vetëm pesë palë këmbë, iluzioni optik që po i huton të gjithë

Gjashtë gra por vetëm pesë palë këmbë, iluzioni optik që po i huton të gjithë

Virale
Kalo në kategori