Një hulumtim dyvjeçar i emisionit “Kallxo Përnime” ka zbardhur një aferë në të cilën dyshohet se u dhanë 150 mijë euro për të ndikuar në kryerjen e disa lëndëve në gjykatat e Kosovës.
Mbi 2 orë audio dhe video-incizime nga takimet tregojnë se si njerëzit e politikës dhe ata të drejtësisë bëhen bashkë për të ndikuar në vendimet e gjyqtarëve.
Gjatë këtyre takimeve Haxhi Dërguti, ish-kryeprokurori i Apelit, premton se do t’i takojë e të flasë me gjyqtarët që vendimet e tyre të jenë në favor të biznesmenit Sali Dakaj.
I pyetur nga mediumi, Haxhi Derguti ka pranuar se ka takuar një nga gjyqtarët e përmendur në incizimet e bëra në muhabetet mes tij dhe biznesmenit Sali Dakaj. Në anën tjetër gjyqtarët kanë mohuar të jenë takuar me Haxhi Dërgutin për të diskuar për lëndët.
Sali Dakaj ka rrëfyer se i janë kërkuar 300 mijë euro që lënda e një përmbarimi të një borxhi të kthehet në favorin e tij.
Ai ka treguar se i ka marrë 150 mijë euro borxh për t’ia dhënë biznesmenit Hasan Morina.
Takimi me Hasan Morinën ishte ndërmjetësuar nga Liridon Fandaj, ish-shef i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë.
Ish-kryeprokurori i Apelit, Haxhi Dërguti, ka mohuar të ketë marrë para por nuk e ka mohuar se ka takuar dhe i ka thënë që ta ketë parasysh për ta shpejtuar lëndën e Dakajt.
Dërguti gjithashtu ka mohuar edhe faktet që dëgjohen duke i thëna Sali Dakajt në video-incizimet.
“Rriji gati këtij procesi, gjej njerëz, jep pare se përndryshe kjo punë ndryshe nuk kryhet”.
Kjo fjali dhe shumë premtime të tjera janë dëgjuar duke i thënë ish-kryeprokurori i Apelit, Haxhi Dërguti, biznesmenit Sali Dakajt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City