LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën në aksident aktori dhe komiku amerikan, Leslie Jordan

Humb jetën në aksident aktori dhe komiku amerikan, Leslie Jordan
(Foto: Getty Images)

Leslie Jordan, aktori dhe humoristi i dashur ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik. Ai ishte 67 vjeçar.

Sipas TMZ, ai vdiq në veturë, ndërsa burimet policore kanë bërë të ditur se e kishte përplasur sot BMW-në e tij në murin e një ndërtesë dhe dyshohet se e ka humbur vetëdijen derisa po voziste.


Leslie ishte i njohur për rolet e tij në seriale të njohura televizive, si “Will & Grace”, “Hearts Fire”, “The Cool Kids”, “Call me Kat” e “American Horror Story”.

“Bota është padyshim një vend shumë më i errët sot pa dashurinë dhe dritën e Leslie Jordan. Jo vetëm që ishte një mega-talent dhe kënaqësi për të punuar me të, por ai siguroi strehim emocional për kombin në një nga momentet e tij më të vështira”, ka deklaruar agjenti i tij, David Shaul.

“Ajo që i mungonte në gjatësi, ai e kompensoi me bujari dhe madhështi si djalë, vëlla, artist, humorist, partner dhe qenie njerëzore. Të dish që ai u largua nga bota në kulmin e jetës së tij profesionale dhe personale është ngushëllimi i vetëm që njeriu mund të ketë sot”, thuhet tutje në deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

Magazina
Erjola

Erjola "shpërthen" në lot: Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë

Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori