LAJMI I FUNDIT:

Burrë e grua vdiqën në aksidentin në Komoran

Burrë e grua vdiqën në aksidentin në Komoran

Një aksident me fatalitet ndodhi pasditën e së hënës në rrugën Komoran – Caralevë.

Bëhët e ditur se nga aksidenti kanë mbetur të vdekur burrë dhe grua nga fshati Resinovc i Komunës së Lipjanit.


Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se trepersona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Siç njofton Policia, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor, ndërkaq ende nuk janë zbuluar detajet që kanë çuar deri tek aksidenti në fjalë.

Policia vazhdimisht ka apeluar tek ngasësit që të kenë kujdes të shtuar në trafik duke përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe ta respektojnë shpejtësinë sipas ligjit të trafikut.

Sipas statistikave zyrtare, në dy vitet e fundit në Kosovë 168 qytetarë humbën jetën në aksidente të trafikut. 90 prej tyre vetëm në vitin 2021./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Kalo në kategori