LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Gjithçka që kanë OBRM-PDUKM ta dorëzojë te Antikorrupsioni

LSDM: Gjithçka që kanë OBRM-PDUKM ta dorëzojë te Antikorrupsioni

Pallati i bardhë i OBRM-PDUKM-së është definimi për pronë të jashtëligjshme, gjithçka që kanë ta dorëzojnë në Komisionin Antikorrupsion. Kjo ka qenë përgjigja e socialdemokratëve pas publikimit të aferës “Pronat Sekrete” nga ana e OBRM-PDUKM-së, ku pretendohet se 123 funksionarë të LSDM-së dhe BDI-së fshehin prona në vlerë prej 30 milionë eurove.

“Me aktgjykimin për “Talir 2” është dëshmuar se Pallati i Bardhë me vlerë rreth 7 milion euro është I jashtëligjshëm. OBRM-PDUKM ka vjedhur qytetarët, ka grumbulluar prona, luks dhe para në mënyrë kriminale. Plani detaj urbanistik është ndryshuar tri herë që OBRM-PDUKM të fitojë 12.000 metra katrorë për selinë, kurse në vendin e ndërtesave banesore, të mbijë hoteli”, thonë nga LSDM.

LSDM-ja me porosi se kur flet për prona, OBRM-PDUKM-ja së pari duhet ta sheh oborrin e tyre duke shtruar pyetjen se me cilën pronë të paraqitur dhe në çfarë mënyre Nikolla Gruevski jeton në Budapest?


Nga LSDM shprehen të prerë se nëse OBRM-PDUKM-ja posedon informacione për funksionarë që nuk kanë paraqitur prona dhe kanë bërë shkelje, ata duhet të dorëzohen për procedurë të mëtutjeshme në institucionin kompetent – Komisionin Antikorrupsion.