LAJMI I FUNDIT:

Albina Kelmendi rrëfen njohjen me bashkëshortin: Kemi pasur shumë paragjykime, nuk kemi guxuar të shohim veten më shumë se shokë

Albina Kelmendi rrëfen njohjen me bashkëshortin: Kemi pasur shumë paragjykime, nuk kemi guxuar të shohim veten më shumë se shokë
Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, i ka dhënë fund beqarisë dy javë më parë.

Ajo dhe partneri i saj, biznesmeni Valon Vataj, kurorëzuan dashurinë me martesë në një nga restorantet në Prishtinë.

Çifti, të cilët bënë publike lidhjen në fillim të këtij viti, kanë qenë ndër emrat më të komentuar në faqet rozë.


Foto: Screenshot/YouTube

Artistja nga Peja së fundmi ka qenë e ftuar në Prive, ku ka folur më shumë për romancën me Vatajn dhe fillimet e tyre.

Albina Kelmendi martohet me biznesmenin e njohur shqiptar, Valon Vataj
Lexo po ashtu Albina Kelmendi martohet me biznesmenin e njohur shqiptar, Valon Vataj

“Nëse flasim realisht sikur unë sikur Valoni jetën private kemi qejf me e mbajt shumë private. Ata që më përcjellin nëpër rrjete sociale çdo kënaqësi që mundem ta përjetoj çdo të mirë, çdo të keqe nuk është se e ndaj me publikun tim”, u shpreh ajo.

“Në anën tjetër të gjithëve ju intereson pak pjesa private. Deri tani jam munduar ta mbaj për vete, kam qenë shumë mirë. Gjithçka ka nisur prej biznesit tonë që kemi pasur, kemi qenë shumë kolegë, shumë shokë. Edhe janari i vitit 2021 na ka sjell të ajo pikë që të mos shohim asnjë sfidë para neve”, vazhdoi Kelmendi.

E në këtë nuk munguan edhe paragjykimet ndaj njerëzve, teksa shtoi: “Duke e pasur parasysh që lidhja jonë ka nisur prej një lidhjes shumë të sinqertë edhe prej një dashurie shumë të madhe, ndoshta para se të bëhemi me Valonin kemi pasur shumë paragjykime, fjalë kohë pas kohe që flasin për neve edhe në kohën kur nuk kemi pasur asgjë. Kemi qenë të dytë që nuk kemi guxuar të shohim veten më shumë se shokë, por ndoshta shumë kemi gjëra të njëjta. E kemi kuptuar që jemi bërë për njëri-tjetrin”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina
Kalo në kategori