LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të bëjë akrobacione në ajër, parashutisti amerikan me shumë përvojë bie në tokë – humb jetën para syve të familjarëve

Tentoi të bëjë akrobacione në ajër, parashutisti amerikan me shumë përvojë bie në tokë – humb jetën para syve të familjarëve

Një anëtar i ekipit të parashutistëve profesionistë në Tennessee të SHBA-ve, ra për vdekje në tokë derisa po tentonte të bënte akrobacione në ajër.

Richard Sheffield, 55-vjeç, ishte pjesë e ekipit të parashutistëve profesionistë që ishin mbledhur për të argëtuar turmën në Musket Bowl, një ngjarje e përvitshme që organizohet në Washington – ku ndër tjerash zhvillohej ndeshja mes David Crockett dhe Daniel Boone, transmeton Telegrafi.


Pamjet nga vendi i ngjarjes, shfaqin Sheffieldin një parashutist me përvojë, familja e të cilit ndiqte nga toka ngjarjen – duke tentuar të bëjë disa akrobacione.

Në një moment gjërat nuk shkojnë sipas planeve, dhe Shefield fillon të bie nga qielli me shpejtësi të madhe në drejtim të stadiumin ku do të zhvillohej ndeshja.

Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital me shpresën se do t’i shpëtojë më të keqes, mjekët kujdestar vetëm sa e konfirmuan vdekjen e tij.

“Sot, më duket gjithçka si në ëndrra – është diçka më e vështirë e jetës time”, tha i biri i tashmë të ndjerit.

Sheffield dhe gruaja e tij Kim ishin për 38 vite të martuar dhe kanë dy djem binjakë – Stacey dhe Casey. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori