LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian dukej unike me fustanin rrjetë në festën e ditëlindjes së 42-të

Kim Kardashian dukej unike me fustanin rrjetë në festën e ditëlindjes së 42-të

Kim Kardashian dukej sensuale me një fustan dantelle krejtësisht të tejdukshëm, i cili ia shfaqte të brendshmet e zeza, në festën e ditëlindjes së 42-të në Calabasas, Kaliforni.

Teksa përgatitej për festën me njerëzit e dashur, duke përfshirë familjen Kourtney, Kylie Jenner, Kendall, Travis Barker dhe Kris Jenner, ylli televiziv tregoi figurën e mahnitshme kur po zbriste nga makina.

Për këtë rast të veçantë, nëna e katër fëmijëve kishte bërë flokët tërësisht të bardha në formë të valëzuar, të cilat i la poshtë shpinës, ndërkohë që u fut në ambientin e festës të zbukuruar me tavolina e dhjetëra qirinj.

Foto: MEGA

Ajo e kompletoi pamjen mbresëlënëse me një çantë të vogël vezulluese, taka stileto të bardha, një gjerdan kryq argjendi dhe unazë të ngjashme, të cilat ishin aksesorët e saj të vetëm për natën.

Një prej femrave më me ndikim në planet, Kim Kardashian mbush 42 vjet - pesë fakte interesante rreth saj
Lexo po ashtu Një prej femrave më me ndikim në planet, Kim Kardashian mbush 42 vjet - pesë fakte interesante rreth saj

Grimi i themelueses së “SKIMS” përbëhej nga një shkëlqim nudo, me hije ngjyrë kafe, që e bëri të dukej tërësisht e përsosur.

Foto: MEGA

Gjatë gjithë ditës, ajo është vërshuar me mesazhe të ëmbla nëpër rrjetet sociale, duke përfshirë shumë nga familja e saj e famshme.

Kim gjatë këtij viti është përfolur në masë të madhe për lidhjen e re me Pete Davidson.

Foto: MEGA

Përpara tij, ajo ka qenë e martuar për afro shtatë vite me reperin Kanye West.

Me yllin amerikan ndan katër fëmijë: North, Chicago, Saint dhe Psalm. /Telegrafi/

Foto: MEGA
Foto: MEGA
Foto: MEGA
Foto: MEGA

Në trend Magazina

Më shumë
“Pashë tre vajza shqiptare që mundoheshin ta imitonin Riken, po lodhen kot” - Bledi Mane kritikon vajzat e showbizz-it që pozojnë në stadium

“Pashë tre vajza shqiptare që mundoheshin ta imitonin Riken, po lodhen kot” - Bledi Mane kritikon vajzat e showbizz-it që pozojnë në stadium

Magazina
Santiana Maloku shkëlqen në imazhet e publikuara gjatë pushimeve

Santiana Maloku shkëlqen në imazhet e publikuara gjatë pushimeve

Magazina
Xhensila Myrtezaj, Ardian Bujupi dhe Noizy sjellin këngën e re “Lamtumirë”

Xhensila Myrtezaj, Ardian Bujupi dhe Noizy sjellin këngën e re “Lamtumirë”

Magazina
Elon Musk bëhet baba për herë të 12-të

Elon Musk bëhet baba për herë të 12-të

Magazina
Arbana dhe Edi tregojnë për herë të parë si nisi historia e tyre e dashurisë

Arbana dhe Edi tregojnë për herë të parë si nisi historia e tyre e dashurisë

Magazina
Shtatzënja Hailey Bieber duket e mrekullueshme teksa shfaq barkun e saj në rritje, me një kostum me dantella të tejdukshëm

Shtatzënja Hailey Bieber duket e mrekullueshme teksa shfaq barkun e saj në rritje, me një kostum me dantella të tejdukshëm

Magazina
Kalo në kategori