Dënimet plotësuese që po parashihen të përfshihen si ndryshime në Kodin Penal për veprat penale dhunë në familje, ngacmim seksual e dhunim, po konsiderohen të jenë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe përpjekje për të kriminalizuar të drejtat civile të njerëzve.
Besohet se këto sanksione nuk do të kenë efekt në uljen e këtyre veprave penale, prandaj kërkohet ashpërsim i dënimeve për kryesit e këtyre veprave.
Propozimet e Ministrisë së Drejtësisë të cilat më pas u votua edhe në Qeveri të Kosovës përfshijnë dënimet plotësuese si: ndalimi për kandidim në pozitë publike nga 3-10 vjet; ndalimin në punësimin publik në të gjitha nivelet; ndalimin për përfitimin e patentë-shoferit për personin që është shpallur fajtor për këto vepra; ndalimi i aplikimit si investitor strategjik nga 3-10 vjet. Në rastet kur kemi të bëjmë me dhunim e sulm seksual, kufijtë e zbutjes së dënimeve nuk do të zbatohen, po ashtu është paraparë edhe ndalimi i të drejtës në përfitimin e automjetit dhe drejtimin e automjetit nga 1 deri në 5 vjet për personin e shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit.
E me këto ashpërsime të dënimeve për dhunuesit deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj konsideron se Qeveria e Kosovës me apo pa vetëdije po kriminalizon të drejtat civile të qytetarëve.
Selmanaj, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Legjislacion, vlerëson se si të tilla këto propozime do t’i rrëzoj Gjykata Kushtetuese.
“Atë çka ne kemi një iniciativë të Qeverisë sikur kemi përpjekjet me vetëdije apo pa vetëdije që të kriminalizojmë edhe të drejtat civile të njerëzve për shkak të veprimeve që ata eventualisht mund të bëjnë. Veprimet që mund të bëjnë ata duhet ta marrin dënimin e merituar në përputhje me veprën që kanë bërë, por dënimet plotësuese të natyrave që nuk lidhen me natyrën e veprës penale sikur them kriminalizojnë të drejtat civile dhe kushtetuese në Kosovë. Nuk mundesh assesi të shtosh një dënim plotësues i cili nuk ka lidhe me natyrën e veprës penale. Nëse vepra e dhunimit është shkaktuar duhet sanksion penal për veprën e shkaktuar, por t’i mohosh njeriut të ketë patentë shofer nuk mendoj se kjo ka lidhje me veprimin e shëmtuar dhe të dënueshëm që ai e ka bërë…Nëse vazhdohet me këtë qasje këto ndryshime do të rrëzohen të tërat nga Gjykata Kushtetuese sepse cenojnë liritë themelore të të drejtave të njeriut…Kemi rezerva bindja ime është se me këto ndryshime cenohen liritë apo të drejtat civile të njerëzve”, theksoi Selmanaj.
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë, Hajdar Beqa shprehet se propozimet e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë më shumë karakter të një OJQ-je.
Sipas tij, duhet shikuar rruga ligjore për të forcuar mekanizmat ligjore me qëllim të uljes së rasteve të dhunimit por edhe dhunës në familje në vend.
“Konsideroj se qëllimi është i mirë por duhet t’i analizojmë realisht janë disa propozime që bien në kundërshtim me veprën penale, nuk ka njëfarë lidhje mes veprave penale… ligji duhet me qenë ligj nuk mund të bëjmë veprime dëshiruese apo emocionale, ne duhet të bëjmë forcime ligjore dhe zbatim të ligjeve, konsideroj se Kosova nuk vuan nga mungesa e infrastrukturës ligjore as në këtë fushë dhe as tek dhuna në familje ose dhuna seksuale, por konsideroj se duhet të forcohet zbatimi i tyre në praktikë…Konsideroj se propozimet e Albulena Haxhiut kanë më shumë karakter të një OJQ-je sesa një ministrie, thash politikisht i përkrahim juridikisht duhet t’i shikojmë t’u japim formë juridike në harmonizim me Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh deputeti i PDK-së.
E kundër këtyre ndryshimeve në Kodin Penal janë shprehur nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala thotë se këto propozime janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën e Kosovës.
Ai shprehet i bindur se këto ndryshime nuk do të kenë impakt në uljen e rasteve të dhunimeve apo dhunës në familje.
“Këto propozime janë në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe pa asnjë dyshim në kundërshtim edhe me Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut për faktin se parashihen dënime mbi dënime, ndërkaq edhe personat e privuar nga liria i gëzojnë disa të drejta aq më parë se me këto ndryshime thjesht po paragjykohet fajësia e dikujt dhe në anën tjetër asnjë propozim i cili del nga ministria, përkatësisht nga Qeveria nuk është në vijën kauzale me veprat për të cilat parashihen këto dënime dhe në këtë kontekst ato janë të papranueshme dhe aspak nuk do të ndikojnë në uljen e rasteve të dhunës në familje apo në uljen e rasteve seksuale të dhunimit, madje vetëm sa do të favorizojnë rritjen e disa veprave të natyrës kriminale”, tha ai.
Kryetari i KMDLNj-së beson që kjo platformë e re ligjore ndëshkuese ndaj atyre që shkaktojnë dhunë nuk do ta marrë bekimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Nuk e besoj që ndonjë deputet i cili ka njohuri elementare për ligjet, që mund të votoj për këto amandamente, aq më pak që kjo po të shkoj në Gjykatën Kushtetuese, pa asnjë dyshim do të rrëzohej. Ne si KMDLNj jemi gjithmonë në anën e viktimave, kërkojmë që të forcohen mekanizmat ekzistues”, tha ai.
E këto dënime plotësuese për dhunuesit i ka mirëpritur Rrjeti i Grave të Kosovës.
Valmira Rashiti nga RrGK konsideron se ka qenë momenti i fundit për një reagim të tillë institucional. Ajo beson se me këto lloj dënimesh do të ulet niveli i rasteve të dhunës seksuale në vend.
“I kemi mirëpritur këto ndryshime që po parashihet të jenë pjesë e Kodit të ri Penal, por edhe atij të Procedurës Penale mendojmë se ka qenë koha e fundit me pas një reagim institucional pak më gjithëpërfshirës të kërkesave të grave në Kosovë duke marr parsysh nivelin e lartë të dhunës sidomos të dhunës seksuale që ka qenë në nivel të lartë muajve të fundit….Ne po shpresojmë që ka me ndikuar dhe ka me qenë një ndryshim drastik i masave që duhet me u ndërmarrë për arsye se një kohë të gjatë kemi kaluar nëpër kulturë të heshtjes dhe nuk janë sanksionuar abuzuesit dhe dhunuesit e tash do tw kalojmw në një kulturë komplet tjetër ku ka me pas sanksione”, theksoi Rashiti.
Rastet e dhunimeve seksuale por edhe dhuna në familje janë fenomen shqetësues, sidomos gjatë këtij viti. Rasti më tragjik që tronditi vendin ishte ai i dhunimit të 11 vjeçares, për të cilin u organizuan edhe protesta e reaguan edhe krerët shtetëror./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj