LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla reagon pas deklaratës së Lajçakut: BE nuk ka ide se çka kërkon nga dialogu

Haradinaj-Stublla reagon pas deklaratës së Lajçakut: BE nuk ka ide se çka kërkon nga dialogu

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar ndaj deklaratës së Emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, se Kosova e Serbia duhet ta përcaktojnë vetë epilogun e dialogut.

Një deklarim i tillë sipas saj nënkupton se BE-ja nuk ka ide se çka kërkon nga procesi, se çka është normalizimi dhe nuk ka ide as se kur duhet të përfundojë procesi.

“Qasje e ngjashme me procesin e liberalizimit të vizave: kushte pafund, koncesione pafund, rezultat askund”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Facebook.


Emisari Lajçak të shtunën është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë.

Pas takimit, para mediave ai ka deklaruar se i takon Kosovës dhe Serbisë ta përcaktojnë marrëveshjen finale.

“Për këtë duhet të vendosin Kosova dhe Serbia… nuk është se vendosi unë për ju dhe për këtë është dialogu”, ka thënë ai, pasi është pyetur nga gazetarët lidhur me marrëveshjen finale për të cilën së fundmi janë shtuar diskutimet se ajo mund të mos përfshijë njohjen reciproke.

Ai tutje ka thënë se diskutimet me Kurtin ishin konstruktive dhe të dobishme, ndërsa ka pranuar se kanë biseduar edhe për propozimin franko-gjerman.

“Natyrisht që e diskutuam dhe kjo është arsyeja pse vi në baza javore këtu. Por, më mirëkuptoni që nuk i ndihmon procesit nëse lëshohem ne detaje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Kalo në kategori