LAJMI I FUNDIT:

Mandy Moore bëhet nënë për herë të dytë

Mandy Moore bëhet nënë për herë të dytë

Këngëtarja dhe aktorja, Mandy Moore është bërë nënë përsëri.

38-vjeçarja solli në jetë djalin e dytë të saj dhe Taylor Goldsmith ditën e premten, 21 tetor.


“Ozzie është këtu! Oscar Bennett Goldsmith mbërriti pak vonë, por me shumë guxim (dhe një lindje më e lehtë/më e shpejtë se vëllai i tij i madh, duke sjell shumë kënaqësi për prindërve të tij)”, njoftuan Moore dhe Goldsmith në një postim të përbashkët në Instagram.

Foto: Getty Images

“Zemrat tona janë lumturuar. Ai është përtej fjalëve dhe ne jemi shumë mirënjohës për familjen tonë prej katër anëtarësh!”, shtuan çifti.

Në postim, aktorja dukej plotë shkëlqim teksa mbante në krah fëmijën e porsalindur dhe Goldsmith që shikonte mbi supe.

View this post on Instagram

A post shared by Mandy Moore (@mandymooremm)

Çifti ndau gjithashtu një foto të babait krenar, 37 vjeç, duke kaluar pak kohë me djalin e tij të dytë, ndërsa ata përqafoheshin me njëri-tjetrin.

Moore bëri shaka më parë se turneu i saj i ardhshëm do të “dukej pak më ndryshe” me një fëmijë tjetër në rrugë, ajo e anuloi udhëtimin më vonë atë muaj pas vetëm 12 shfaqjeve.

Foto: Getty Images

“Ka qenë një nder dhe një ëndërr absolute të kthehesha sërish në skenë muajin e kaluar, duke performuar për të gjithë ju”, shkroi ajo në Instagram , duke vënë në dukje se vendimi i saj për të anuluar turneun ishte i vështirë për të.

Dyshja mirëpriti djalin e tyre të madh, Gus, tani 1 vjeç, në shkurt 2021. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori