Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë theksoi se nuk ka pasur asnjë etapë ku gratë nuk janë përfshirë në thirrjet e përpjekjet për liri dhe paqe.
Ai tha para të pranishmëve se angazhimi i grave dhe vajzave të Kosovës nuk ka munguar as për shtetndërtim dhe nuk mungon në mbajtjen dhe funksionimin e shtetit tonë çdo ditë.
“Ato kanë mbajtur armë, bukë, laps, mikrofona dhe megafona në dorë me të vetmen kërkesë. Paqe, por paqe për të gjithë. Për veten dhe për fëmijët e tyre. Për kombin dhe për të ardhmen. Dhe historitë e ngjashme kanë plot shtete të përcaktuara drejt vlerave demokratike siç është edhe shteti ynë”, tha ai.
Ai tha se duke parë luftën në Ukrainë teksa po zhvillohet, kujtojmë prapa në kohë luftën tonë për liri – gra dhe burra, vajza dhe djem së bashku.
“Pjesëmarrja e grave dhe vajzave në forca të rendit dhe sigurisë e tejkalon vetveten. Është edhe trasim i rrugës për çdo vajzë që ndjekë këtë drejtim në jetë me guxim dhe vendosmëri.
Numri aktual i grave dhe vajzave në Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës është domethënës, por patjetër duhet rritet edhe më tej. Nuk ka garanci tjetër për paqen dhe sigurinë pos që ajo të realizohet nga gratë dhe burrat bashkë. Por nuk ka as tjetër alternativë. Kjo është garancia më e drejta, më e sigurta dhe më e efektshmja e mundshme. Më shumë gra në forcat dhe organet e rendit do të thotë edhe promovim e realizim më i mirë i të drejtave të njeriut dhe të pakicave”, u shpreh kryeministri.
“Gratë jo veç i kanë ndihmuar politikat e sigurisë por edhe i kanë udhëhequr ato. Andaj edhe populli ynë u beson grave njëjtë sikur edhe burrave kur vjen fjala për çështje të sigurisë. Si qytetarë dhe si institucione jemi përcaktuar për Komandanten Supreme, për Presidenten e Republikës, znj. Vjosa Osmani Sadriu”, u shpreh kryeministri.
Ai më tej shtoi se pjesëmarrja e grave në vendimmarrje, institucione dhe forca të rendit e sigurisë, është domosdoshmëri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite