LAJMI I FUNDIT:

Pas pretendimeve për një romancë, Trevor Noah shfaqet në emisionin e Dua Lipës: Ti gjithmonë ke qenë e mrekullueshme

Pas pretendimeve për një romancë, Trevor Noah shfaqet në emisionin e Dua Lipës: Ti gjithmonë ke qenë e mrekullueshme

Trevor Noah u shfaq në ‘podcastin’ e Dua Lipës, disa javë pasi ata ndezën thashethemet për romancë gjatë një darke intime në New York.

Ylli i pop-it dhe prezantuesi u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar pas një darke në një restorant xhamajkan.


Trevor u ul me Dua në ‘podcast’-in e saj – të quajtur “At Your Service” – për bisedën me të premten (21 tetor).

“Ti ke qenë gjithmonë me të vërtetë e mrekullueshme dhe e këndshme”, tha 38-vjeçari në ‘podcastin’ e këngëtares.

Ai tutje foli për paraqitjen e saj në vitin 2018 në Ukrainë në finalen e UEFA Champions League, shkruan DailyMail.

“Më kujtohet se njerëzit ishin si: “Kush dreqin është ajo?” Dhe unë thashë: “Është Dua Lipa! Kjo është Dua Lipa”. Të gjithë ata të moshuar që kishin ardhur për të parë një lojë futbolli dhe janë thjesht si: “Kush është ky person?”, tha Trevor.

“Dhe tani nuk ka njeri në botë që nuk ju njeh. Unë mendoj se udhëtimi është ajo që shumë njerëz nuk e dinë se sa gradual dhe në rritje është ai proces”, shtoi ai.

Ai e quajti atë “një dritë vërtet e mrekullueshme”, duke shtuar se ajo “ka qenë gjithmonë me të vërtetë e mahnitshme”.

Ai tha se ndihej sikur jeta e tij shkonte mirë kur takohej me artisten në ngjarje: “Pra, tani shpresoj vetëm ta shoh më shumë, kështu që kjo do të thotë se jeta ime po shkon ende jashtëzakonisht mirë”.

Paraqitja e tij në ‘podkastin’ e artistes vjen disa javë pasi yjet ndezën thashethemet për lidhje pas një nate takimi në New York.

Dalja e Trevorit me Duan erdhi pasi ai njoftoi se po largohej nga “The Daily Show” pas shtatë vitesh si prezantues.

Në fillim të këtij muaji, Dua sqaroi se ishte beqare pasi filluan thashethemet për një lidhje me Trevorin.

Gjatë një episodi të ‘podcast’-it të saj, Dua shpjegoi se ishte “me të vërtetë e mrekullueshme të ishe vetëm” dhe se ishte hera e saj e parë në “vitet që ajo ka pasur mundësinë të jetë beqare”.

Ajo më parë ishte në lidhje me Anwar Hadid, Isaac Carew dhe Paul Klein.

Ndërkaq, Trevor më parë ishte në lidhje me Minka Kelly. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Rihanna, Kate Moss dhe Demi Moore pozojnë nudo në ekspozitën e re provokuese, nga fotografja gjermane Ellen von Unwerth

Rihanna, Kate Moss dhe Demi Moore pozojnë nudo në ekspozitën e re provokuese, nga fotografja gjermane Ellen von Unwerth

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori