LAJMI I FUNDIT:

Nikolloski: Pendarovski të tregojë se kush i financon klubet bullgare

Nikolloski: Pendarovski të tregojë se kush i financon klubet bullgare

Presidenti Stevo Pendarovski të dalë dhe të thotë se sa është çmimi i asaj kontrate. Ai duhet të dalë dhe të thotë çmimin, ai di për gjithçka dhe komenton për gjithçka, ai di për gjithçka dhe ka një mendim për gjithçka, por padyshim për çështjen më të rëndësishme, që është nëse dhe pse e ka shitur Maqedoninë, nuk e kemi parë që dy javë të dal me qëdnrim, tha nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikolloski në “Alfa”.

“Pendarovski ka kohë për takim me Nieves Celsius, por nuk ka kohë për t’iu përgjigjur opinionit pse dhe nga financohen klubet bullgare në Maqedoni”, tha Nikolloski.


Nikolloski theksoi se Agjencia e Inteligjencës, kompetenca e së cilës është nën presidentin Pendarovski dhe puna e së cilës është edhe jashtë Maqedonisë dhe për të mbrojtur sigurinë dhe rendin juridik kushtetues të Maqedonisë, nuk vepron fare.

“Në vend që të merren me armiqtë e Maqedonisë, ata po merren me mua, me kryetarin e partisë Hristijan Mickoski dhe me të tjerët, po na përgjojnë, na ndjekin fizikisht”, tha Nikolloski./Telegrafi/